Tollumbace me oksid azoti do klasifikohet si drogë!/ Deri në 14 vite burg kush e tregton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tollumbacet me oksid azoti të cilat po përdoren masivisht në Britaninë e Madhe nga adoleshentë dhe të rinj të moshës 16 – 24 vjeç janë kthyer në problem shqetësues social prandaj autoritetet kanë ndërmarrë nisma ligjore

Avokati Naim Hasani në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv tregon se ky product blihet rëndom kudo dhe përdoret masivisht tek të rinjtë nëpër festat e tyre.

Përdorimi në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore tek të rinjtë prandaj autoritetet kanë hartuar një draft ligj që parashikon dënimin e atyre që kapen me këtë lëndë por dhe me ata që e tregtojnë apo e shpërndajnë.

“Do të klasifikohet si kategori droge C, në mesin e kanabisit. Ata që kapen me të do të dënohem me 2 vjet burg ndërsa shpërndarësit deri në 14 vite burg.  Pr/ligji është paraqitur në parlamentin britanik dhe pritet të miratohet pasi qeveria i ka votat.  Adendimi pritet të hyjë në fuqi në fund të dhjetorit” tha Hasani për gazetarin Nertil Agalliu

Edhe në Tiranë tashmë në lokalet e natës që frekuentohen nga të rinj dhe adoleshentë ky produkt ka hyrë dhe shitet si të ishte një pije e thjeshtë.

Report Tv solli dje pamje ekskluzive nga një klub nate në Tiranë, që i ofronte të rinjve tullumbace me oksid azoti, si të ishin duke porositur kafe. Gazetari ynë arriti të blejë fare lehtësisht këtë substancë duke e porositur te kamerieri, i cili pasi i shpjegon se si ta konsumojë, i ofron edhe kuponin tatimor, 300 lekë një tullumbace me oksid azoti.

Të fundit

Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet me ceremoni nga homologu Plenkoviç

Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kroaci. Shefi i qeverisë shqiptare u prit me ceremoni zyrtare nga...

ISSH nis sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara/ Ja sa pensionistë përfitojnë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 %, për 767 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Nga vendimi...

Komandantja karikaturë!

Nga Kimete Berisha 1. Presidentja Osmani i tha një gazete italiane se: 'Nëse Serbia e pushton Kosovën - do të përballet me popullin, që me çdo...

“The Travel”: Shqipëria mes 10 destinacioneve të përballueshme për tu vizituar

Udhëtimi mund të duket si një ëndërr e largët dhe e paarritshme për shumë njerëz. Shpesh perceptohet si diçka e rezervuar për të pasurit,...

Apple tani e di pse iPhone 15 mbinxehet, problemi është në iOS 17

iPhone 15 , i lançuar së fundmi në treg, ka qenë në qendër të polemikave për shkak të një problemi të mbinxehjes që ka ngritur ankesa...

Lajme të tjera

Web TV