Zgjedhjet e pjesshme në Kukës/ Basha bëhet sërish pengesë për KQZ-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kryer sot testin e fundit të pajisjeve teknologjike, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Bashkinë Kukës.

Gazetarja  raporton se  janë 74 qendra votimi dhe në çdo qendër do të behët identifikimi elektronik I votuesve, ashtu siç  u bë me 14 maj.

Krahas kësaj KQZ-JA ka menduar edhe për surprizat e pakëndshme që mund të ndodhin ditën e zgjedhjeve dhe për këtë ka vënë në dispozicion edhe një numër shtesë të pajisjeve, të cilët mund të përdoren në rast nevoje.

Gjithashtu KQZ-ja kishte planifikuar të kryente një trajnim më anëtarët e komisioneve për zgjedhjet në Kukës, por Lulzim Basha duket që është bërë sërish pengesë pasi nuk i ka dërguar të gjithë emrat që do jenë në detyrë më 24 shtator.

Ai ka regjistruar partinë në zgjedhje, por jo emër kandidati për Bashkinë Kukës duke e lënë betejën kundër socialistëve në dorë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Duket që nuk është gati Lulzim Basha, edhe pse ka fituar të drejtën në Kolegjin Zgjedhor për të pasur komisionerë në një palë zgjedhje ku ai nuk merr pjesë nuk e ka plotësuar ende këtë numër.

Lulzim Basha dy anëtarë të KAZA-së Kukës i ka dërguar në detyrë, por sa i takon anëtarëve të Komisioneve të qendrave të votimeve dhe grupeve të numërimit që punojmë të dielën ende nuk është plotësuar, madje nga 74 që janë për të plotësuar, në vetëm 20 prej tyre i ka dërguar emrat”, raportoi gazetarja/   S.M

Të fundit

A jeni në listë? 3 shenjat e zodiakut që do të kthehen te ish-partnerët në vitin 2024

Ne ndërmarrim vetëm pak ditë para ndryshimit të kohës dhe siç tregojnë yjet, janë tre shenja të zodiakut që...

Pneumonia misterioze, Kina rikthen maskat/ Europa merr masa të rrepta

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë herë për të kontrolluar një...

BE presion Greqisë për Shqipërinë/ Zbulohet hapi tjetër i Athinës

Ka disa ditë që në Athinë zhvillohen konsultime intensive diplomatike, në mënyrë që Greqia të japë miratimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve...

Balla: Shqipëria krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të...

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që shkojnë e vijnë. Atkins apo...

Lajme të tjera

Web TV