Begaj takohet me Escobar: Shqipëria, partnere e ngushtë e SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të mërkurë me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me  SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndmor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan.

Ai i përcolli falenderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëmm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë.

Në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdheniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor./kb

Të fundit

Kjo është gruaja më e fuqishme në botë për 2023, sipas Forbes

Revista “Forbes” ka shpallur për të dytën herë si gruan më të fuqishme në botë presidenten e Komisionit Europian,...

Kjo është fytyra e kushëririt tonë 146,000 vjet më parë

Është rindërtuar në mënyrë dixhitale pamja e Homo Longit (ose "njeriut-dragoi"), kafka e madhe e të cilit u zbulua në Kinë disa vite më parë: a...

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka...

Lajme të tjera

Web TV