Gjermania gati për javën e punës me 4 ditë, paga mbetet e pandryshuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BERLIN. Një plan për një javë pune katër-ditore pa ulje rroge do të zbatohet si pjesë e një programi të madh eksperimental të reformës së punës në Gjermani, me kompanitë e interesuara të ftuara të paraqesin aplikime për të marrë pjesë nga e enjtja.

Plani u propozua nga një konsulencë biznesi gjermane, e cila njoftoi dje se kishte bindur tashmë 50 biznese për t’iu bashkuar. Kompanitë pjesëmarrëse do të ftohen të testojnë punën katërditore për gjashtë muaj. Sipas konsulencës Intraprenor, e cila frymëzoi projektin, kompanitë do të jenë në gjendje të konsultohen me ekspertë, të mësojnë metoda të reja të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të shkëmbejnë pikëpamjet me punëdhënësit e tjerë pjesëmarrës gjatë periudhës pilot. Projekti do të mbikëqyret shkencërisht nga Universiteti i Münster-it, i cili do të publikojë gjetjet e tij në kohën e duhur.

Konsulenca gjermane bashkëpunoi me organizatën joqeveritare 4 Day Week Global, e cila e ka prezantuar skemën në një formë të ngjashme në vende të tjera. Në një eksperiment të ngjashëm të përfunduar në Britani, shumë biznese u shfaqën të gatshme të adoptonin javën katërditore përgjithmonë.

Programi pilot parashikon një ulje të kohës së punës, pa ulje shoqëruese të pagave dhe me ruajtjen e të njëjtave objektiva produktiviteti si në javën pesëditore. Modele të tjera rekomandojnë ulje rroge në përpjesëtim me orët e reja. Disa biznese të vogla po eksperimentojnë me një model inovativ, në të cilin punëtori prodhon pak më shumë në katër ditët e para të javës, me orët shtesë të “kompensuara” me orë të reduktuara në ditën e pestë të punës.

Megjithatë, versioni i parë, pra më pak orë me të njëjtën pagë, është ai që diskutohet më shumë në Gjermani. Ky model i veçantë është ajo që sindikata e fuqishme e punëtorëve të metaleve IG Metall po kërkon nga industria në negociatat e saj. Përkrahësit e punës katër-ditore argumentojnë se punëtorët që vijnë në katër ditë në javë janë më të fokusuar dhe më të motivuar për të përmbushur detyrimet e tyre të punës dhe qëllimet e prodhimit, edhe me më pak kohë në dorë.

Lexo edhe :  Qëndroni me orë të gjata para kompjuterit? Zbuloni çfarë po i shkaktoni shëndetit tuaj

Një studim i fundit i Fondacionit Hans Beckler, në bashkëpunim me sindikatat e vendit, arrin në përfundimin se java katërditore e punës është e popullarizuar në mesin e punëtorëve, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me ulje të pagave. Sondazhi i fondacionit tregoi se 73% e të anketuarve do të donin të punonin katër ditë në javë. 8% do të ishin të përgatitur për të ulur pagën për të punuar katër ditë, ndërsa 17% e refuzojnë ofertën sepse, siç thonë ata, “e duan punën e tyre”.

Shumica e të anketuarve ia atribuuan mbështetjen entuziaste javës katërditore rritjes së kohës së lirë që do të kishin për veten dhe familjet e tyre.

Pas eksperimentit britanik, 56 nga 61 punëdhënësit pjesëmarrës treguan se dëshironin të adoptonin javën e punës katër-ditore përgjithmonë. Gjatë studimit në Britani, pushimi mjekësor u ul me 65% dhe qarkullimi i stafit u ul me 57%. Nisma britanike përfshinte kompani nga sektorët financiarë, teknologjikë, të ndërtimit, të kujdesit shëndetësor dhe të shërbimeve.

Të fundit

Kjo është fytyra e kushëririt tonë 146,000 vjet më parë

Është rindërtuar në mënyrë dixhitale pamja e Homo Longit (ose "njeriut-dragoi"), kafka e madhe e të cilit u zbulua në Kinë...

E frikshme!/ Sociologia: Fëmijët i nisin sot marrëdhëniet seksuale që 12-13 vjeç

Sociologia, Marsi Simo, e ftuara e emisionit “Shije Shtëpie” për të folur rreth temës “hiperseksualizimi tek fëmijët”, shpjegoi definicionin e hiperseksualizimit. Sipas saj, kjo...

Tarifat e Brexit për automjetet elektrike, BE propozon pezullim

Komisioni Evropian dëshiron t’i shtyjë tarifat e Brexit-it për automjetet elektrike dhe bateritë për tre vite. Kjo është arsyeja pse sot ai u ka propozuar...

Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se për asnjë arsye nuk ka...

Studimi i ‘PISA 2022’ për rezultatet e dobëta të nxënësve, gishti drejtohet nga mësuesit!

Rënien drastike e nivelit të nxënësve në Raportin “Pisa 2022”, ekspertët ia atribuojnë ndër të tjera mungesës së trajnimit të mësuesve dhe nivelit të...

Lajme të tjera

Web TV