“Mu ça koka”/ Shokon gazetarja, provova drogë “tullumbace”, kushtonte 250 lek..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditët e fundit po flitet shumë për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë.

Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.

Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës.

Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin “GoodMorning Albanian” se e ka provuar drogën tullumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë.

On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë”, tha gazetarja.

Sipas mjekëve kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete në varësi të sasisë që konsumohet, sepse ndikimi i saj bën që të shkëputet furnizimi me oksigjen.

Ajo shkakton ndjesi euforie dhe dehjeje, por kjo është vetëm në momentet e para./  S.M

Të fundit

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Miratohet projektligji për amnistinë e të dënuarve, drafti i kalon Parlamentit për votim

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme draftin e Ministrisë së Drejtësisë për amnistinë e të dënuarve, nga e cila përfitojnë 600...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Elbasan-Tiranë

Autobusi i linjës Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht Pasagjerët kanë zbritur në kohë dhe nuk raportohet për qytetarë të lënduar. Zjarrfikësja ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV