Numri i net-qëndrimeve rritje vjetore me 48%, qendra e vendit më e frekuentuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i turizmit po përjeton një vit pozitiv nga rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe koha më e gjatë e qëndrimit në vendin tonë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në muajin korrik, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,0%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 45,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,2%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me korrik 2022.

Numri i net-qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 60,9 % dhe net-qëndrimet nga jorezidentët është rritur me 42,3%.

Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 70,5%.

Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 24,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 30,6%.

Në muajin korrik 2023, numri i vizitorëve në Rajonin i Jugut shënoi rritje vjetore me (39,7%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në Zonat Bregdetare (70,7%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,2%).

Gjatë muajit korrik 2023, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 48,2%, në krahasim me muajin korrik 2022. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 73,4 %.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 32,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 41,0%.

Lexo edhe :  Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Në muajin korrik 2023, numri më i lartë i net-qëndrimeve është realizuar në Rajonin e Jugut (39,5%) sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (81,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,5%).

Norma neto e shfrytëzimit Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 44,8%, kundrejt 38,6% që ishte në muajin korrik 2022.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,5%, kundrejt 40,9% që ishte në muajin Korrik 2022. /Monitor/   S.M

Të fundit

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lajme të tjera

Web TV