Reforma Zgjedhore/ I “shkarkuari” Bardhi, shkarkon Alibeajn, emëron Bylykbashin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i PD-së që përfaqësohet nga mbështetësit e Berishës dhe Gamend Bardhit, mbajtën një takim në Kukës ku diskutuan për aksionin opozitar në vijim. Përplasja pritet të rindezet sërish mes PD-së zyrtare të Lulzim Bashës dhe pjesës tjetër të deputetëve që i janë bashkuar ish-kryeministrit. Bardhi: Bylykbashi do jetë bashkëkryetar. S’ka ardhur dita që Rama të diktojë përfaqësuesit e opozitës.

Grupi i Rithemelimit i përfaqësuar nga Sali Berisha, ku së fundmi i është bashkuar edhe Gazmend Bardhi me disa deputetë u takuan dje në Kukës, ku diskutuan për aksionin opozitar në vijim. Ish-sëkretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, i shkarkuar nga kjo detyrë me vendim të Lulzim Bashës, ka bërë lëvizjen e radhës, për të qenë “factor i rëndësishëm”. Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbardhur pas përfundimit të mbledhjes së mbajtur midis deputetëve të opozitës, propozimet për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. “Jemi ndalur në agjendën parlamentare të javës që vjen ku në fokus ka qenë Reforma Zgjedhore. Grupi Parlamentar ka autorizuar kryetarin e grupit që të propozojë projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përbërjen e këtij komisioni. Bashkëkryetar është çaktuar z.Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarë propozohen deputetët: Dhurata Çupi, Dash Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj;Aleatët: Shpetim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili”-tha Bardhi. Në këtë mënyrë ai dhe grupimi Berisha kanë “shkarkuar” bashkëkryetarin e pëparshëm të Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj, duke “emëruar” në vendin e tij Oerd Bylykbashin. Edhe pse Bardhi nuk ka komentuar nëse kjo lëvizje do të pranohet nga pala tjetër që ka vulën, është i bindur se puna duhet nisur sa më parë. “Brenda kësaj jave del raporti për zgjedhjet vendore dhe pjesë e punës së këtij komisioni do të duhet të bëhen rekomandimet dhe së dyti në gjykimin tonë komisioni do të duhet të asistohet nga ekspertët e ODIHR. Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i Reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat”, tha Bardhi. I pyetur se nëse kryetarja e Kuvendit do të njohë Bylykbashin për një detyrë që tashmë e mban Enkelejd Alibeaj, Bardhi u shpreh se ata nuk ndërhyjnë tek Grupi i PS-së dhe se nuk beson se ka ardhur dita që Edi Rama të diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që përfaqëson opozitën. “Bëhet fjalë për përfaqësues të Grupit të PD-së. Se kush përfaqëson grupet parlamentare, ato i propozon kryetari dhe i voton Kuvendi. Ne nuk i ndërhyjmë Grupit të PS-së dhe besoj se nuk ka ardhur ende dita që Edi Rama të na diktojë se kush do të jetë bashkëkryetari që do të përfaqësojë opozitën në Komisionin e Reformës Zgjedhore.”- tha Bardhi. Gjithashtu kja komentuar edhe letrën e tij drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Bardhi ka deklaruar se kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur si një shqetësim i paraqitur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi. “Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit”, ironizoi Bardhi, ndërsa shtoi më tej se “nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve”. Deputeti Bardhi u shpreh më tej se, “procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrën pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”. Në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në Kukës ishte edhe kreu i Grupit të Rithemelimit Sali Berisha i cili nuk ka komentuar zhvillimet brenda partisë, por është ndalur në fushatën e Kukësit, tek kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë. Në një prononcim për mediat, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se kandidati Emri Vata ka gjithë mbështetjen e deputetëve, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti drejtohen kutive të votimit më 24 shtator. “Pas një demaskimi moral të përfaqësuesit të Edi Ramës. Emri Vata ka besimin e plotë të të gjithë deputetëve të PD. Besim që votën ai do ta kthej në shërbim të qytetarëve të Kukësit. Ju bëj thirrje të gjithë Kuksianëve, të vijnë dhe me votën e tyre të firmosin agun e një ndryshimi të madh që e pret Shqipërinë. Në mbledhje u diskutua mbi axhenden parlamentare. U morën edhe disa vendime që Bardhi do ju shpjegoj”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe :  “Më kanë bërë kriminel”/ Rama: Paratë nuk kanë qenë tundim për mua.

Propozim për përjashtime

Gjatë mbledhjes së deputetëve të opozitës ka pasur diskutime të ndryshme, ku nuk kanë munguar as propozimet disi ekstreme që kanë të bëjnë më menyrën e votimit. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar gjatë mbledhjes së ligjvënësve opozitarë që kushdo që voton pro qeverisë, të përjashtohet nga grupi parlamentar. Ai u shpreh se duhet të kenë një të qartë për reformën zgjedhore dhe se listat duhet të jenë të hapura. Deputeti demokrat theksoi se “formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”. “Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, ka deklaruar Salianji gjatë mbledhjes. Situata brenda opozitës vijon të jetë e paqartë, më grupe që luftojnë njëri-tjetrin, shkarkime ndaj njëri-tjetrit dhe një kakofoni të vazhdueshme se kush “komandon” në Parlament dhe cili ka të drejtën ligjore dhe morale të përfaqësojë opozitën.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, shpallet lista përfundimtare

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr....

Vendimi/ Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e automjeve nën standartin “Euro 5”

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti...

A është e rrezikshme të hani dëborë? Ja çfarë duhet të dini

Jemi në sezonin e dimrit dhe dëbora sidomos në zonat malore nuk ka si të mungojë. Teksa disa shijojnë bukurinë që i jep natyrës, disa...

48 orë e mia në Tiranë, një arratisje perfekte europiane në qytetin më të nënvlerësuar

Dilvin Yasa   Për ata që nuk janë të familjarizuar, Tirana ka gjithçka çfarë ju duhet për një arratisje perfekte europiane. Trashëgiminë e saj osmane,...

Rrugë të bllokuara/ Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

Një ulje e befasishme temperaturash me deri në 10 gradë, dhe erëra të forta e të acarta kanë goditur rajonet qendrore dhe jugore të...

Lajme të tjera

Web TV