Zhvlerësimi i euros/ Meta: Krizë është provokuar nga flukset e parave të pista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me zhvlerësimin e euros dhe pasojat që monedha europiane ka shkaktuar në tregun vendas.

Ai tha se nëse nuk merren masa për ndërhyrje në treg, kriza do të jetë e parikuperueshme. Mes të tjerash Meta u shpreh se luhatja e euros është si shkak i krizës së provokuar nga flukset e parave të pista.

“Rënia e eksporteve është kambanë alarmi jo vetëm për eksportet, por edhe të mijëra bizneseve të tjera që operojnë në industrinë e tekstilit dhe mineraleve.

Pasojat me kursin e këmbimit kanë përfshirë dhe biznesin e mesëm dhe të vogël. Ata janë të lidhur me bizneset eksportuese. Rreth 1.4 mln qytetarë shqiptarë që përfitojnë nga remitancat e emigrantëve janë dëmtuar dukshëm.

Konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvleftësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup eksportuesish që po falimentojnë vendin.

Është kriminale që kjo qeveri nuk reagon për këto pasoja për ekonominë, të kësaj krize të provokuar nga flukset e parave të pista”, tha Meta në një deklaratë për mediat./  S.M

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV