Bullgaria dëbon kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje, Moska: Vendim satanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bullgaria dëboi sot kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë, duke i akuzuar ata se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës, një vendim i cilësuar si “satanik” nga ambasada ruse.

Shërbimi i sigurimit kombëtar të Bullgarisë njoftoi dëbimin e tre burrave, duke përmendur vetëm emrat dhe kombësitë e tyre. Ai gjithashtu ua ndaloi hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme.

Të tre akuzohen për zbatimin e strategjisë hibride të Rusisë që synon të ndikojë në proceset socio-politike në Bullgari në favor të interesave të Kremlinit, sipas një deklarate nga agjencia.

Në një postim në Facebook, ambasada ruse theksoi se mes të treve ishte edhe përfaqësuesi i kishës ortodokse ruse në Sofje, arkimandriti Vasian.

Qeveria bullgare pro-evropiane “me sa duket ka marrë përsipër misionin e vënies së popullit rus dhe bullgar kundër njëri-tjetrit”, u ankua ambasada ruse, duke shprehur “zemërimin” e saj për vendimin “befasues”. “Ky rast është i paprecedentë, rezultat i një mendjeje satanike”, shtoi ambasada.

“Ky rast është i paprecedentë,” tha ambasadorja e Rusisë në Sofje, Eleonora Mitrofanova, në një video të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, një vend sllav dhe ortodoks, Bullgaria është historikisht dhe kulturalisht e afërt me Rusinë. Por marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të tensionuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Në qershor 2022, Sofja njoftoi dëbimin e 70 diplomatëve rusë./I.S

Të fundit

Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri,...

“Si në filma”, kamarieri robot në restorantet e Kubës tërheq vëmendjen (VIDEO)

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba lufton me ndërprerjet e energjisë...

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

Pak orë para finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, produksioni ka publikuar një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që...

VIDEO/ Gafa e Berishës në Dibër, ngatërron Rrugën e Kombit me atë të Arbrit

Ditari më interesant i kësaj fushates, duket se do të jetë koleksioni me kumbulat e Sali Berishës, i cili po mundohet të sfidojë një...

‘Kujdes dërrasat.. e tavanit’/ Rama ironizon Berishën pas momentit epik me tregtarin

Momenti pikant gjatë turit elektoral në tregun artizanal të Krujës ditën e djeshme, e ka kthyer kryetarin e PD-së, Sali Berisha në një meme...

Lajme të tjera

Web TV