Çfarë ndodhi? Spikeri i lajmeve tregon si Top Channel e pezulloi nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori ikonik i edicioneve të lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka qenë i ftuar së fundmi në “Ftesë në 5” ku ka folur për pasionin e tij për artin dhe rrugëtimin në fushën e medies.

18 vite në Top Channel duke ruajtur peshën e edicionit qendror të informacionit, Paço i emocionuar teksa kthehet mbrapa në kohë, ka folur ndër të tjera për një ngjarje jo të zakonshme që i ka ndodhur gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe në televizionin e Top Channel.

I pyetur nga Bieta Sulo, nëse ka ndodhur ndonjëherë që të vijë me vonesë për edicionin e lajmeve, Paço ka rikujtuar duke thënë:

“Ka ndodhur vjet, kur unë nuk e dija që kisha edicionin e orës 12:00 të drekës. Tani e kujtoj me të qeshura por në atë kohë kanë qënë momente shumë të sikletshme.

Nuk e dija që isha në atë orar pasi gjithmonë kam qenë në orën 19:30 edhe truri im ishte stakuar që në atë orar kam lajmet sepse të shndërrohet në një rutinë.

Ka ndodhur vjet, më 26 gusht, dhe kisha orarin e drekës së ditës së dielë që nuk e kam patur kurrë. Isha në shtëpi kur më merr regjisorja në telefon dhe më thotë hajde në studio. Unë gjendesha në shtëpi dhe ora ishte 11:55.

Si përfundim mbërrita por isha 15 minuta me vonesë, një gjë e rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por është njerëzore”.

Gazetari i njohur ka treguar se si ndëshkim ka ndenjur një muaj pa punë, duke u pezulluar.

“Qëndrova një muaj pa punë si ndëshkim. Nuk më erdhi mirë sigurisht pasi ishte diçka njerëzore”.

Lexo edhe :  111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, thumbon Harxhi: Ceremoniali i qeverisë qesharak

Paço gjithashtu kujton me shaka se rastësisht më 26 gushtin e këtij viti, i kishte qëlluar të kishte edicionin e orës 12:00 por që sigurisht është paraqitur në orar pas “mësimit” që mori vitin e kaluar./    S.M

Të fundit

“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në...

Dua Lipa shfaqet e veshur me stilin që rrëmben vëmendjen në New York

Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë,...

Riaktivizohet vullkani në Malin Etna

Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish. Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin...

Aspirina, “dëmton” zemrën? Studimi viral i mjekut, Bigfarma kundër tij

TIRANË- Përdorimi i aspirinës e rrit me 26 për qind rrezikun e infarktit të zemrës tek njerëzit që kanë qoftë edhe një faktor predispozues lidhur...

Kërkoi një masë më të butë sigurie/ Gjykata e Lartë merr vendimin për Alma Kaçin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e bërë nga shtetasja Alma Kaçi për ndryshimin e masës së “Arrestit në shtëpi” me një masë më...

Lajme të tjera

Web TV