Debate në KS, përfaqësuesi rus: Takimi i sotëm, spektakël! Rama: Mos provoko!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria drejton seancën në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në tryezë Zelensky dhe krerët e 50 shteteve

 Nga selia e OKB në Nju Jork, kryeministri Edi Rama ka hapur diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit. Rama theksoi se fjala do jepet në bazë të rregullave dhe agjendës së Këshillit të Sigurimit, ku në fokus do jetë sigurisht ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. “Agjenda e përkohshme e këtij takimi është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përmes aksionit shumëpalësh efektiv. Do doja t’ju uroja mirëseardhjen të nderuar Presidentë, kryeministra e përfaqësues të nivelit të lartë. Në përputhje me rregullin 37 të Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësues të 50 vendeve”, deklaroi Rama.

Përplasja

Por ka nisur me debate mbledhja në Këshillin e Sigurimit. Rama ka replikuar fuqishëm me Përfaqësuesin e Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya. Shkak është bërë prezenca e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ambasadori rus kërkoi shpjegime se pse ai është i pranishëm në atë seancë dhe deklaroi se takimi është një spektakël.

Ndërsa kreu i qeverisë, Edi Rama, u përgjigj që nëse ambasadori rus bie dakord që Rusia të ndalë luftën, atëherë Presidenti Zelensky nuk do ta mbajë fjalën. Pikërisht, nisja e luftës nga ana e Rusisë në Ukrainë, shtoi Rama, është arsyeja pse Zelensky është në atë mbledhje.

Por ambasadori rus ka vijuar ta kundërshtojë Ramën duke i kërkuar që të mos mbajë qëndrime politike. Ndërsa Rama u përgjigj se nëse nuk do që t’i përgjigjet në “cilësinë e kryeministrit shqiptar, atëherë të mos e provokojë si i tillë”.

 Fjala e Zelenskit

Më pas presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenski ka folur për herë të parë fizikisht në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit në OKB. Zelensky u shpreh se duhen riparë me shumë vëmendje reformimi i vetove pasi e dobëson rolin e Kombeve të Bashkuara duke mos i dhënë peshë, por duke i dhënë vetëm një shteti, siç është Rusia. Zelenski tha se është pikërisht vetoja ajo që po i jep superfuqi Rusisë e cila me dashakeqësi kërkon të zbehë gjenocidin që po bën në Ukrainë.

“Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti që për disa arsye është sërish këtu në KS, ka shkaktuar 2 vite luftë. Rusia ka vrarë me mijëra dhe ka shkatërruar mijëra familje. Është një agresion i paprovokuar që synon të aneksojë, burimet dhe territorin tonë. Përveç këtij agresioni kërkon të minojë çdo institucion që kërkon të mbrojë vendet që preken nga lufta. Është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për kombet e bashkuara. OKB e gjejnë vetën të bllokuar kur vjen puna për situatën e agresionit rus. Nuk do të isha kërtu nëse Ukraina mos të kishte zgjidhje konkrete. Formula e paqes së Ukrainës është baza për të përmirësuar arkitekturën ekzistuese në arenën ndërkombëtare. Në këtë KS, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme ulet në tavolinë për të zbehur gjenocidin që po ndodh në Ukrainë. Vetoja e agresionit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara. Sistemi aktual i OKB ju bën me me pak ndikim sesa pushteti i vetove nga komandohet e shpërdorohet nga disa, siç po bën Rusia. Reformimi i OKB duhet të kthehet në proces dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por reformimin e vetos. Kjo do i rikthente fuqinë OKB.”- tha Zelenski

 Deklarata paraprake

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë paraprake pak minuta para mbajtjes së seancës në Këshillin e Sigurimit. Kreu i qeverisë tha nga selia e OKB-së në Nju Jork se kjo është një prej seancave më të rëndësishme të dekadës së fundit të Këshillit të Sigurimit dhe do të jenë të pranishëm shumë krerë shtetesh dhe qeverish. Në këtë seancë, që kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, pasi Shqipëria mban Presidencën e Këshillit të Sigurimit, u fol mbi ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare në kontekstin e luftës në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri thirrje që të përkrahet rendi ndërkombëtar i mbështetur në rregulla. Po ashtu, ai tha se do t’i bëhet thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit në Detin e Zi.

Lexo edhe :  Reformën zgjedhore do e bëni me Bashën?/Ironizon Rama: Ku është ky se kam kohë që s’e di?

“Nuk mund të ndodhte ndryshe. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e pajustifikuar me zgjedhje, ka sjellë një konflikt vdekjeprurës dhe kohëgjatë në zemër të Europës. Ai nuk ka sjellë asgjë të mirë përveç vdekjes, shkatërrimit dhe mjerimit, për Ukrainën, popullit të saj, por jo vetëm të saj. Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe Europa. Ato vazhdojnë të përçojnë tronditje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurimit të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për t’u përhapur. Duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin dhe aneksimin. Këtë ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjera në mënyrë konstante në këtë Këshill. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla që është provuar edhe njëherë kundër profecisë që i fuqishmi ka të drejtë. Na duhet të mbrojmë aksionin shumë palësh dhe t’i rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare që kërkojnë të fragmentarizojnë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohë kur duhet të jemi të bashkuar në qëllime e veprim, në përpjekje për të ndalur këtë luftë, por edhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për shumë çështje të ngutshme. Ky takim vjen në kohë dhe është i nevojshëm edhe për të ndarë ide dhe mendime për mënyrën më të mirë si mund të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe, një paqe të drejtë të mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë sot përçon mesazhin më të drejtë dhe më të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër.Jep garanci për ata që kërkojnë paqe-bashkëpunim. Paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen sepse nëse agresioni do të kishte sukses mund të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim e sot, fundin e pashkelshmërisë së kufijve. Na duhet të vërtetojmë se si anëtarë të KS, në qoftë se një anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të marrë veto për një rezolutë në KS, ai nuk mund të vendosë veton ndaj lirisë së fqinjit dhe të drejtës për të ekzistuar dhe aftësisë së tyre për të zgjedhur të ardhmen. Më lini ta përmbyll duke kujtuar se do ta shfrytëzojmë këtë takim për t’i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të Detit të Zi për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e jetët e tyre nga Kombet e Bashkuara” u shpreh kryeministri Rama para fillimit të seancës.

Të fundit

Greqia paralajmëron sërish Shqipërinë/ Pa u zgjidhur çështja e Belerit, nuk ka negociata

“Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri”,...

Ndryshimi i klimës, rrezik dhe kosto e lartë për infrastrukturën

Ndryshimet klimatike po bëhen më shqetësuese vitet e fundit në vendin tonë duke sjell dhe një rritje të kostove të demëve në infrastrukturë. Një dokument...

Festat shkaktojnë trafik të rënduar në Tiranë, shqetësim për drejtuesit

Edhe pse ditë feste dhe pushimi zyrtar, trafiku në Tiranë është kthyer në shqetësimin e drejtuesve të automjeteve. Paraditen e së mërkurës në shumë rrugë...

U bllokuan në një tunel për 17 ditë/ Ja si arritën të mbijetojnë 41 punëtorët

Edhe pse në spital, punëtorët indianë që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një tunel janë tashmë të sigurt dhe të lumtur. Ata...

A jeni në listë? 3 shenjat e zodiakut që do të kthehen te ish-partnerët në vitin 2024

Ne ndërmarrim vetëm pak ditë para ndryshimit të kohës dhe siç tregojnë yjet, janë tre shenja të zodiakut që në dashuri do të bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV