Korreshi shkon me bukë misri dhe kos në Parlament: Kaq mund të hanë pensionistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka shkuar me bukë misri dhe me kos në sallën e Parlamentit sot, një simbolikë kjo e zgjedhur prej tij për të kërkuar rritjen e pensioneve.

Jashtë Parlamentit, Korreshi tha se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë Lekë të vjetra, 42 mijë Lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe 63 mijë Lekë të tjera për të blerë bukë misri dhe kos.

“30 ditë janë 63 mijë Lekë. Imagjinoni të gjithë pensionistët që marrin 110 mijë Lekë, aq merr mamaja ime, çfarë mund të bëjnë. Mund të hanë vetëm bukë misri dhe kos për 1 muaj. Do 42 mijë Lekë ilaçe, vajtën 105 mijë Lekë.

Të tjerat janë vetëm për letë higjienike këto që ngelen. Ndaj këtë do ta çoj atje, po rri sot pa bukë tha mamaja ime, jepja qeverisë aman vetëm ata t’i kemi shëndoshë”, tha Saimir Korreshi./   S.M

Të fundit

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 30 nëntor 2023

Për ditën e Enjte pritet përmirësim i përkohshëm kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellime, pas orëve të mesditës shtim të...

Lajme të tjera

Web TV