Kuvendi njeh Bardhin kryetar grupi, acarohen “Bashistët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi njeh ende kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhin, ndonëse ky i fundit u shkarkua nga Basha dhe në vendin e tij emëroi Flutura Açkën. E emërua e Bashës ikën nga mbledhja në mënyrë demonstrative: “U largova për të mos e bërë qesharake këtë situatë”.

Në një email zyrtar të Kuvendit janë thirrur dje në mbledhje kryetarët e Grupeve Parlamentare ku ajo që bien ë sy është se Gazmend Bardhi njihet si kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, pavarësisht se Lulzim Basha si kryetar i PD-së zyrtare e kishte shkarkuar dhe në vendin e tij emëroi Flutura Açkën. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua dje. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se” Në mbledhje do të diskutohet: Shqyrtimi i draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 shtator – 13 tetor 2023. – Shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentarë për Reformën Zgjedhore, për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni; Raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit të Kuvendit për Zbatimin e Rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 Janar”. Por ajo që bien ë sy është se ky email zyrtar i ka mbërritur Gamend Bardhit si kreu i grupit Parlamentar të PD-së. Si për ironi edhe Flutura Açka do ishte pjesë e mbledhjes, por si drejtuese e Komisionit Parlamentar të Medias.

Ajo që ndodhi më pas në takim ishte largimi demonstrative i Açkës e cila pati edhe një reagim në rrjetet sociale. Në reagimin e saj, Flutura Açka tregon arsyet pse u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. “Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!” Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”-shkruan Açka. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Koonferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se gjatë takimit u diskutua komisioni i reformës zgjedhore, teksa shtoi se opozita ka marrë përgjegjësitë e veta për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Ai u shpreh se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa u shpreh më tej se opzoita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet. “Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes. I jam drejtuar kryetares së kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz. Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Cili është skenari i opozitës për seancën e së enjtes në Parlament? Si përgjigjet Berisha

A do të ndryshojë qëndrim Kuvendi?

Në seancën e mëparshme Parlamentare pati debate të forta mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit të PD-së Gazmend Bardhi, pikërisht për një shkresë të dërguar nga Basha drejtuar kryeparlamentares ku shkarkonte Bardhin dhe në vendin e tij emëronte Açkën. Ndonëse nuk pati qëndrim zyrtar nga Kuvendi mësohet se do kjo çështje do të diskutohet në vijim se kush do të njihet nën drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së. Kreu i PD-së zyrtare pretendon se ka të drejtën të shkarkojë Bardhin dhe të emërojë një mbështetës të tij. Aktualisht Basha ka vetëm tetë deputetët të cilët e përkrahin ndërsa pjesa tjetër i është bashkuar “Grupimit Berisha”, përfshi edhe Gazmend Bardhin. Një provë se Kuvendi ende njeh Bardhin kryetar grupi ishte dita e djeshme, por nuk dihet nëse kjo situatë do të vijojë edhe në seancat e ardhshme dhe do të rrëzohet propozimi i Bashës.

 

Të fundit

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Lajme të tjera

Web TV