“Lufta” verbale në OKB me Rusinë/ Çupi: Çfarë dëshmoi Rama në fjalimin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria për herë të parë drejtoi një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB, që pati në fokus agresionin rus në Ukrainë.

Në nisje të seancës ambasadori rus replikoi me drejtuesin e mbledhjes, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke kërkuar të mos i jepej fjala presidentit ukrainas.

Analisti i njohur Frrok Çupi, tha se kryeministri Edi Rama i dëshmoi sy për sy Moskës se e drejta është në anën e Ukrainës.

I pyetur se çfarë dëshmoi kjo ngjarje e madhe për Shqipërinë, Çupi dha këtë përgjigje në studion e Tirana Live në Abc News.

“Pesha e këtij eventi vjen njëherë në 100 vjet. Kjo që ndodh midis kryeministrit në rolin e presidentit të Këshillit të Sigurimit me përfaqësinë e Rusisë ishte dëshmi e asaj, që shtetet nuk maten nga sipërfaqet, nga ushtritë, nuk varen nga kapacitete të gjerësive gjeografike, por shtetet varen nga e drejta.

Rama dëshmoi sy për sy me Moskën se e drejta qëndron tek ajo pjesë ku mbanë anë edhe Shqipëria, me të cilën janë SHBA, shtetet e Evropës dhe shtete e përparuara të qytetërimit botëror.

Ishte radha ku fuqitë shtetërore të botës mbajtën krahun e duhur, pro Ukrainës dhe kundër agresionit të Rusisë. Këtë gjë vërtetoi qëndrimi i Edi Ramës, por ndërkohë vërtetoi se sot punët e mëdha varen shumë nga individi”, tha ai.

Sa i takon debatit të së mërkurës në OKB, analisti tha se Rusia manifestoi krizën e vjetër duke dëshmuar se politika e saj bazohet tek forca.

Ai shtoi se në përballjen e djeshme u dëshmua se politika e së drejtës fiton përballë agresionit dhe gjuhës së forcës.

“Përfaqësuesi i Rusisë manifestoi krizën e vjetër. Rusia është mësuar me një edukim shtetëror sovjet dhe përballë elegancës së fjalës, Rusia përgjithësisht ka shfaqur forcën.

Lexo edhe :  Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla simotra, por nuk i la egoja!

Gjatë gjithë punimeve u manifestua politika e forcës dhe politika e së drejtës, dhe përgjithësisht fitoi politika e të drejtës.

Rusia tentoi ta konsiderojë Shqipërinë të vogël. Rusia deshi të thoshte se kush jeni ju, dhe tani Rusia ndodhet e vendosur me shpatulla pas murit, jo thjesht nga Ukraina, por e nga gjithë bota, e cila po kërkon që Rusia të çlirojë Evropën dhe botën nga konflikti”, tha ai.

Ai u shpreh se me paraqitjen e djeshme në OKB, Shqipëria dëshmoi dhe fitoi një diplomaci të lartë duke u rreshtuar hapur krah vlerave kryesore botërore./   S.M

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV