Me ardhjen e vjeshtës shtohen edhe dhimbjet e kokës, ja përse ndodh kjo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë njerëz thonë se me ardhjen e vjeshtës, dhimbjet e kokës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Ky nuk është thjesht një perceptim, sepse shkencëtarët pohojnë që ka disa arsye përse dhimbjet e kokës bëhen më të forta në vjeshtë. Alergjenët janë ndër shkaktarët më të përhapur të migrenës dhe dhimbjeve të kokës. Në vjeshtë, ka alergjenë të caktuar në ajër që ndikojnë në sasinë e histaminës në trup, e cila në vetvete shkakton inflamacion në sinuse dhe nxit dhimbjen e kokës.

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që ajri i shtëpisë të jetë sa më i pastër. Dhimbjet e kokës mund të jenë më të shpeshta në vjeshtë për shkak të shkurtimit të ditës dhe ndryshimeve në rutinën e gjumit. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të zbatoni një rutinë shumë të përpiktë gjumi pavarësisht mungesës së dritës apo tejzgjatjes së errësirës. Dy faktorë të tjerë nxitës të dhimbjeve janë presioni i ajrit, lagështia dhe luhatjet e temperaturës.

Ndryshimet e motit mundet gjithashtu të prishin ekuilibrat e substancave kimike në tru, përfshirë serotoninën, gjë që nxit shfaqjen e migrenës. Një stil i shëndetshëm jetese, pra me ushqyerje të rregullt e të pasur me vitamina, minerale e antioksidantë, pirja e ujit, aktiviteti fizik dhe gjumi i mirë, janë faktorë që ju ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve.

Ardhja e stinës së vjeshtës paralajmëron ditë më të shkurtra dhe jo vetëm. Fillimi i vjeshtës është një kohë ideale për t’i bërë shtëpisë një pastrim të thellë. Në këtë periudhë shumë gjëra që i përkasin verës do të largohen nga përditshmëria juaj, për t’i lënë vendin sendeve vjeshtore./E.Ç

Të fundit

Vajza gjen nënën e vdekur brenda sëndukut në Itali, trupi ishte dekompozuar

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në...

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj fushatës së re të ZARA-s

ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet sociale, veçanërisht mbështetësit e Palestinës,...

Situata me reshjet në vend, ministri Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës. Balla u...

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Lajme të tjera

Web TV