Messi flet mbi largimin nga PSG: “I vetmi argjentinas që nuk mori mirënjohje nga klubi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi u largua këtë merkato nga Paris Saint-Germain me destinacion Amerikën aty ku tashmë aktivizohet me skuadrën e Inter Miamit. Historia e sulmuesit me klubin francez nuk pati në asnjë moment ndjesi pozitive dhe tashmë pasi ka mbyllur çdo raport me ish-klubin e tij, Messi shprehet lirshëm edhe për hatërmbetjet e vjetra me parizienët.

“Pleshti”, thekson se ndryshe nga kolegët e tij të kombëtares, ai ishte i vetmi argjentinas i cili nuk mori asnjë lloj mirënjohje nga klubi për faktin se u shpall kampion i Botës me Argjentinën në Botërorin e Katarit.

“Edhe pse nuk është se pati një periudhë shumë të bukur me Parisin, unë sërish u shpall kampion Bote si pjesëtar i atij klubi. Unë isha i vetmi lojtar nga skuadra e Argjentinës që nuk mori asnjë lloj mirënjohje nga klubi ku aktivizohej. Por, unë e kuptoj sepse në finale ishte Franca dhe prej fajita tanë ata nuk u konfirmuan si Kampionë të Botës”, u shpreh Messi.

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV