Pas Zelensky-t, edhe deputeti ukrainas përgëzon Ramën: Ajo që bëre me Rusinë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përgëzoi qasjen e kryeministrit Rama në Këshillin e Sigurimit në OKB ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas deputetit është shumë e rëndësishme mbështetja që kanë marrë për integritetin territorial.

“Mendoj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një punë shumë të mirë. Ai foli qartë dhe sakte dhe veproi mirë kur ndaloi ambasadorin rus që po ngrinte akuza kundër Ukrainës.

E veçantë ishte pjesa kur Rama i tha ambasadorit se nëse nuk donte të dëgjonte Ukrainën atëherë ishte i lirë të largohej. Kjo ishte gjëja e duhur,” – u shpreh Goncharenko.

Deputeti ukrainas shtoi gjatë intervistës për Euronews Albania se është qesharake të thuash në Këshillin e Sigurimit qe Rusia po përpiqet të ofrojë opsione për paqe.

Ndërkohë sa i takon një mundësie për të arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë pas një viti e gjysmë luftë, Goncharenko tha: “Nuk ka asnjë negociatë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ne jemi të qartë për qëndrimin tonë që nuk mund t’i lëmë asnjë territor Rusisë. Plani i paraqitur nga presidenti Zelensky në Kombet e Bashkuara e konfirmon këtë pozicion.

Edhe pse ne jemi të gatshëm të bisedojmë për paqen, është Rusia ajo që do të ruajë kontrollin mbi disa territore ukrainase, por jemi ne që nuk do ta pranojmë kurrë këtë”, shtoi deputeti ukrainas. /   S.M

Të fundit

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Ronela Hajati flet për përvojën në Eurovision: Më lanë në mes të 4 rrugëve

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së...

Lyon sheh “dritë”, tregolëshi i Lacazette firmos fitoren e parë këtë sezon në shtëpi

Lyoni fitoi ndeshjen e parë në shtëpi këtë sezon përballë (3-0), po që ende nuk mjafton për t’iu larguar vendit të fundit në League...

Lajme të tjera

Web TV