Projektohet biçikleta e parë elektronike që nuk ka nevojë për bateri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biçikleta elektronike përdor një superkondensator për të ruajtur energjinë në vend që të mbështetet te bateritë.

Problemi i biçikletave me bateri, është se prodhimi i baterive konsumon shumë burime natyrore si litium ose elementë të tokës së rrallë, të cilët kërkojnë procedura të gjera dhe shpesh me ndikim në mjedis.

Megjithatë, sipërmarrësi francez Adrien Lelièvre ka krijuar një zgjidhje të qëndrueshme.

Shpikësi, i cili ka një përvojë në elektronikë, projektoi dhe patentoi një biçikletë elektronike të quajtur Pi-Pop, e cila nuk përdor bateri litiumi, por superkondensatorë. “Sistemi karikohet kur udhëtimi është i lehtë dhe kur biçikleta frenon – falë frenimit të motorit – energjia kthehet kur nevojitet,” tha Lelièvre, drejtori i STEE, kompania pas kësaj biçiklete.

Për ta thënë thjesht, një superkondensator funksionon duke grumbulluar energji në një mënyrë elektrostatike, ose me anë të një ngarkese që lëviz ngadalë. Në rastin e biçikletës, do të thotë të grumbullohet energjia kur personi pedalon ose frenon dhe ta përdorë atë për të ndihmuar në veprime më të vështira si rinisja ose ngasja përpjetë.

Në prodhimin e biçikletës nuk përdoren materiale tokësore të rralla, pasi superkondensatorët janë bërë nga karboni, polimer përçues, fletë alumini dhe pulpë – materiale për të cilat tashmë ekzistojnë procese riciklimi.

Po ashtu nuk ka nevojë të presësh që biçikleta të karikohet, një përfitim tjetër në krahasim me biçikletat klasike elektronike.

Kompania gjithashtu pretendon se jetëgjatësia e superkondensatorit varion nga 10 deri në 15 vjet krahasuar me pesë ose gjashtë vite për një bateri litium.

Aktualisht, Pi-Pop prodhon 100 biçikleta në muaj. Në të ardhmen, kompania synon të prodhojë një mijë biçikleta në muaj deri në vitin 2024. Lelièvre ka edhe ambicie evropiane./e.t

Të fundit

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Ronela Hajati flet për përvojën në Eurovision: Më lanë në mes të 4 rrugëve

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së...

Lajme të tjera

Web TV