Qëlloi efektivin e “Shqiponjave”, vijon në arrati 42-vjeçari/Policia jep shpërblim për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti është tronditur pasditen e djeshme teksa një efektiv i repartit Shqiponja është plagosur me dy plumba nga një person që po ndiqej.

Grupi i efektivëve morën informacion se një qytetar po lëvizte i armatosur dhe pas sinjalit ata i janë vënë në ndjekje por janë përballur me hapje zjarri nga ana e personit e për pasojë efektivi Edlir Alleshi është plagosur rëndë.

Ai është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës, ku deri orëve të vona i është nënshtruar operacionit ndërkohë që gjithë Policia e Tiranës është ngritur në këmbë për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Bëhet fjalë për 42 vjeçarin Klerent Bozhanaj, nga Tirana, person pa të shkuar kriminale, i cili dyshohet se është larguar me një automjet.

Ministri i Brendshëm pak çaste pas ngjarjes i bëri thirrje të dorëzohet por pas disa orë kërkimesh policia u detyrua të shpërndante foton e agresorit dhe njoftoi se personi ishte me rrezikshmëri të lartë për shkak se ishte i armatosur dhe dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Policia kërkoi mbrëmë ndihmën e qytetarëve kundrejt një shpërblimi prej 20 mijë eurosh, ndërsa deri afër mesnatës nuk u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas plagosjes me armë zjarri të efektivit “Shqiponja”.

Vocaj tha se nga informacionet paraprake Bozhanaj mund të ketë shenja të theksuara depresioni./   S.M

Të fundit

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Lajme të tjera

Web TV