Rama ndan fotot nga Këshilli i Sigurimit në OKB/ Dita më krenare për Shqipërinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një fotoalbum me momentet gjatë mbledhjes së nivelit të lartë që kryesoi në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në albumin e ndarë, ku përveç fotove të kryeministrit apo presidentit të Ukrainës, vihet re edhe prania e bashkëshortes së tij, Linda Ramës.

E veshur me të zeza, Linda Rama ka ndjekur të gjithë takimin e kryesuar nga kreu i qeverisë. Ndërkohë, në fotoalbum Rama ka përzgjedhur edhe disa momente gjatë konferencës ku e pranishme është Olena Zelenska, bashkëshortja e Volodymyr Zelenskyt.

Krahas këtyre fotove, Rama e cilëson mbledhjen e djeshme si ditën me krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

“MIRËMËNGJESI dhe me FotoALBUMIN e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mbledhja e djeshme (20 shtator) në Këshillin e Sigurimit u zhvillua me debate mes përfaqësuesit të Rusisë dhe Kryeministrit shqiptar.  Përfaqësuesi i Rusisë, u shpreh kundër të mbajtjes së fjalimit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa Rama iu përgjigj se duhet të ndalojnë luftën në Ukrainë dhe Zelensky s’do e mbajë fjalën./e.t

Të fundit

Situata me reshjet në vend, ministri Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve...

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes...

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila ka lindur dhe është rritur...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Lajme të tjera

Web TV