Veliaj takohet me kryebashkiakun e Nju Jorkut: Kënaqësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim të veçantë me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj vlerëson mbështetjen që kryebashkiaku Adams i jep komunitetit shqiptar atje. “I lumtur të takoja kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, sot ne mengjes, në Gracie Mansion! Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar këtu dhe sa shume mbështetet nga kryetari Adams dhe ekipi i tij”, thekson Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.

Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”./I.S

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV