test

Disa përfundime lokale të oborrit tonë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bajram Peçi

Shqipëria ka radhën të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Ajo është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në organin e lartë të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023, por pak muaj para se të dorëzojë “çelsat”, ka bërë atë që nuk patën mundësi ose nuk deshën ta bëjnë ish kryesueset: ka organizuar dhe drejtuar seancën mbi agresionin imperialist të një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Rusia dje u vu për herë të parë zyrtarisht në bangën e të akuzuarit për sulmin ndaj Ukrainës, për grisjen dhe hedhjen poshtë të Kartës se OKB-së, për prishjen e paqes botërore, për shvleftësimin e Organizatës së Kombeve, pothuaj në mënyrë të pakorigjueshme. Është e kuptueshme se brënda kësaj strukture të seancës kemi praninë e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Kaq mjafton!

Vajti vetë kryeministri Rama te drejtojë seancën. Sharmi i tij, batutat inteligjente, qendrimi i spikatur kundër Rusisë dhe pro Ukrainës, u bënë lajm botëror. Kjo, siç po shohim, ka hidhëruar pamasë shumë individë e grupe në oborrin e fshatit tonë. Ata nuk shohin dhe s’duan të shohin Shqipërinë që drejton seancën, por duan të shohin Ramën armik. Të tillë e ka shpallur Kashei i Pavdekshem i përrallave ruse, non grata Sali.

Lumi i fyrjeve, vorbulla e të pëgërave që hidhen prej 24 orësh, gjeratorja e televizioneve të ngritura nga të vrarët në Gërdec ose nga trafiku i drogës, nuk po rreshtin së mallkuari njeriun që guxon t’i kundërvihet Rusisë. Edvin “komunisti”, “piktori i dështuar, djali i kriminelit, “basketbollisti pa vlera”, “Ramaforma” ai që ka dalë në plazh pa brekë dhe thonjtë i mbante të pa prerë, në vend që të izolohet ose burgoset prej çështjes McGonigal, fryhet para botës pa ja bërë syri tërr! “…Ky “i pacipë”, që ka futur ëngjëllin Beleri në burg dhe nuk e lejon të betohet, tani si kaposh ka marrë revan si Don Kishoti”!… Kur ecën me shkop dhe i kërrusur si i dënuar nga USA dhe Britania, kërkon ndihmë jo vetëm nga Greqia, por edhe nga vdekja!

Lexo edhe :  Një hall më shumë në prehërin e Dumanit

Opozita e tromaksur nga koha kur Partia Socialiste dhe Rama fituan edhe një mandat tjetër për qeverisjen e vëndit, ende nuk e kanë marrë veten. Ndërsa lexoja sa shumë fyerje i bëheshin dhe urrejtje i shfaqeshin Edi Ramës prej mënyrës mbresëlënëse se si drejtoi seancën, nuk më zuri syri as nga spiunët IM dhe as nga klani non grata ndonjë vlerësim për mbrojtjen e përkorë që i bëri Pavarësisë së Republikës së Kosovës!?
Sali “demokrati”, që e humbi mundësinë të marrë partinë peng e të pastrojë nga vetja dhe familja akuzat mbi trafikun e influencës dhe korrupsionin, si mbetet përpos se të tërheqi zvarrë pengjet e tij dhe të mbajë ndezur makinerinë e shpifjeve, për ta drejtuar kundër Shqipërisë prej shkakut të armikut Rama!

Mëndje të nxehta, të dehura nga urrejtja, me këtë qendrim të fundit i japin edhe një mundësi tjetër të artë Ramës: ta mbajë pushtetin pa kufi. Mbase edhe 30 vjet të tjera! Shumica shqiptare, me inteligjecë të mjaftueshme për t’i kuptuar këto karikatura, qytetarë të përgjegjshëm ndaj vendit, që kanë dhënë prova se janë të përmbajtur, nuk ua japin më votën në shumicë. Do ngelin pafundësisht pakicë se nuk e duan këtë vend në paqe. Partia Socialiste dhe Rama, me shumë gjasa do thyejnë rekordin 58 vjeçar të Meksikës për jetgjatësinë e një partie socialiste në pushtet.

Mjaft me kaq se do keni kohë të dëgjoni e parë në vazhdim shumë antishqiptari të tjera! Ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit, duke parë se ende shumë shtete kanë mbetur pa folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Shqipëria, e ka pezulluar takimin, për të rifilluar në pasditen e sotme, 21 shtator.
Së fundmi, u jap të drejtë të gjithë atyre që mbrojnë e kërkojnë reabilitim të figurës së Esat pashë Toptanit! Esati paska qenë një lodër fëmijësh para dumbabistëve të rinj.

Të fundit

Barazimi me Poloninë, Deschamps pas ndeshjes: Ekipi luajti mirë

Numri një i stolit të Francës, Deschamps u ndal për mediat, pas atij barazimi 1-1 ndaj Polonisë, takim ky...

Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit...

Depresioni tek gratë, nga simptomat te trajtimi

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim që kalon shpesh, por ajo...

Ukrainasi rrëfen tmerrin nga kampet ruse: Më shkulën dhëmbët për qejf

Një ukrainas që u kap rob nga rusët ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në kampin ku qëndroi për muaj me rradhë derisa u...

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq premiera e filmit të parë...

Lajme të tjera

Web TV