“…Ik orë, na lini rehat”/ Biseda e Bozhanaj me policët që donin ta arrestonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Zbardhet dosja hetimore e plagosjes së punonjësit të policisë së Tiranës, Edlir Alleshi, ngjarje e cila u rregjistrua tre ditë më parë në zonën e kompleksit “Xhura” në Tiranë dhe aktualisht është i arrestuar është Klered Bozhanaj.

Momentalisht ai akuzohet për “Vrasjen e punonjësit të policisë” mbetur në tentativë dhe “Mbatjes pa lejë të armëve të zjarrit”, akuza këto që nëse do shpallet fajtor rrezikon të dënohet nga 35 vite deri në burgim të përjetshëm.

Por gjatë arrestimit dhe marjes në pyetje Klered Bozhanaj, ka shfaqur probleme mendore, duke krijuar dyshime se autori i krimit mund të jetë i papërgjegjshëm për veprimet që kryen. Për të krijuar një binde të plotë, prokurorët kanë kërkuar ekspertimin psiqik të Bozhanaj.

Sipas dosjes hetimore ditën e ngjarjes Klered Bozhanaj, nën shoqërinë e gruas dhe dy fëmijëve, mbrëmjen e krimit kishte dalë në lulishten e pallatit ku banonte.

Me vetë atë ditë ai mbante dhe një armë zjarri pistoletë. Sipas dëshmisë që gruaja e tij Mavlina ka dhënë në policinë e Tiranës, Klerendi, për një moment është shkëputur nga fëmijët, duke i thënë gruas se do shkonte ti jepte lekët e qethjes berberit të lagjes.

Sipas saj Klerendi është kthyer sërisht, ku kusurin e lekëve që i kishte kthyer beriberi, ja ka dhënë djalit të tij, për të blerë fara. Por teksa priste djalin, pranë familjes së tij janë shfaqur motorat e policisë të komisariatit nr. 4 të Tiranës.

Sipas gruas në këtë moment bashkëshorti i saj është larguar pa i thënë bashkëshortes se ku do të shkonte duke u futur nëpër rrugica midis dy pallateve.

Në lidhje me ngjarjen e plagosjes së policit, Mavlina nuk ka dhënë shpjegime se çfarë ka ndodhur por thjesht deklaron se ka dëgjuar vetem zhurma pa dhënë detaje se çfarë zhurma ishin.

Lexo edhe :  Vizita e Cameron në Shqipëri, Meta: Shumë sekretarë kanë ardhur e ikur, por ...

Sipas dosjes policore, policët e skuadrës “Shqiponja” që janë shfaqur pranë Bozhanaj, janë Edlir Alleshi, Tedi Koldashi, Sokol Mullaj, Ardian Shukullari. Të katër policët rreth orës 18:50 kanë patrulluar me motor, në zonën afër kompleksit “XHURA”.

Gjatë patrullimit, te lulishtja e kompleksit punonjësit e policisë Edlir Alleshi dhe Tedi Koldashi kanë konstatuar duke ecur në këmbë një person te seksit mashkull, i gjatë rreth 180 cm, i veshur sportiv, me kapele të zezë në kokë.

Ky person pasi ka konstatuar prezencën e policisë, është larguar me nxitim, çka ka bërë që punonjësit e policisë të dyshonin. Punonjësit i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personin personit i ka thënë: “…ikni ore, në lini rehat…” dhe është larguar duke mos ju bindur urdhërit të tyre.

Punonjësit e Policisë, janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili është futur në hyrjen e një pallati (nr 50) dhe në këtë kohë personi që ato po ndiqnin ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të punonjësit të policisë Edlir Alleshi, i cili si pasosje e të shtenave ka marrë një plagë ne trup (bark).

Në këtë kohë, punonjës tjetër i policisë Tedi Koldashi, i ka ardhuar në ndihme kolegut te tij Edlir Alleshi, dhe së bashku me pronarin e një lokali afër vendit të ngjarjes, kanë transportuar të dëmtuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Ndërkohë policët e tjerë kanë dalë nga hyrja e pallatit, duke shmangur përplasjen me armë me autorin e krimit dhe njëherësh kanë kërkuar përforcime shtesë.

Të fundit

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

“Game Over” për Arsenalin, “Topçinjtë” bëjnë detyrën ndaj Evertonit por nuk mjafton

Ndërsa Arsenal edhe këtë sezon i shkoi shumë pranë fitore së titullit, por nuk ia doli, kjo edhe për shkak të triumfit të City-t...

Manchester City mposht West Hamin dhe shpallet kampion për të 10-tën herë në histori

Manchester City fiton titullin e dhjetë kampion të Premier League si dhe të katërtin radhazi, duke shkruar historinë e elitës së futbollit anglez, pasi...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike si pasojë e aktivitetit të dy anticikloneve (periferia...

Lajme të tjera

Web TV