Lavrov sulmon Shqipërinë/ kundër kandidaturës sonë për Këshillin e të Drejtave të Njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur Shqipëria ka marrë për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara dhe vendi ynë po garon për të marrë edhe drejtimin e Këshillit të të Drejtave të njeriut, Moska duke e frikësuar nga angazhimi i Tiranës zyrtare për të diskutuar gjithnjë e më shumë mbi agresionin e paligjshëm të Rusisë në territorin ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Anthony Guterrez që të parandalojë përfshirjen e zyrtarëve të ndryshëm që përfaqësojnë struktura të OKB-së në nisma të politizuara në kontekstin e krizës në Ukrainë.

Ky njoftim u bë nga Ministria e Jashtme Ruse pas një takimi që ministri i Jashtëm i Kremlinit, Sergei Lavrov pati me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në margjinatat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Reagimi i Rusisë erdhi vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama, nën rolin e presidentit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB u përplas me ambasadorin rus sa i përket axhendës ku ishte planifikuar edhe një fjalim i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhej për herë të parë fizikisht në OKB që prej nisjes së luftës në një mbledhje të organizuar nga Shqipëria.

Ishte pikërisht kryeministri Rama i cili përgjatë kësaj mbledhje kushtëzoi ambasadorin rus në OKB duke i thënë të ndalte luftën në Ukrainë dhe atëherë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të fliste.

Marrja e presidencës së Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizmi i një mbledhje nga Shqipëria që bëri jehonë në mediat ndërkombëtare me sa duket i ka lënë një shije të hidhur Moskës, e cila ka kërkuar tanimë që diskutimet mbi Ukrainën të kufizohen jo vetëm brenda Këshillit të Sigurimit por në të gjitha strukturat e OKB-së./I.S

Të fundit

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season,...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i shkon në ndihmë turistit gjerman

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën,...

Tentativa për grabitje në fshatin Prush/ Autorët përleshën me efektivin

Tre personat e armatosur të cilët tentuan të vidhin me armë banesën e Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës, patën përplasje me policinë,...

Lajme të tjera

Web TV