Për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të Bozhanajt. I ati Vitri Bozhanaj u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar. Report Tv e shqiptarja.com siguron dosjen e policisë në prokurori për Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi me 2 plumba në bark efektivin e repartit “Shqiponja”, Edlir Alleshi.
“Në muajin Gusht te vitit 2022 është kthyer së bashku me familjen e tij nga shteti Italian dhe prej këtij muaji ka qëndruar në banesën e tij. Pas kthimit nga Italia të djalit të tij, ai ka deklaruar se i biri kishte deklaruar se në shtetin Italian kishte patur problem me punëdhënësin dhe policia kishte mbajtur anen e shtetasit Italian, ne keto kushte i biri ishte detyruar të kthehej në Shqiperi duke fajësuar policin Italiane ku për punonjësit e policise kishte krijuar një llojë urretje.
Gjatë jetesës në banesë djali i tij kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka qënë i ekuilibruar në biseda, konstatim për të cilin ai i kishte sugjeruar djalit të kryente vizitë shëndetësore në një spital psikiatrik por djali i tij në mënyrë të vazhdueshe e ka refuzuar këshillën e babait. Nga vezhgimi dhe bisedat e zhvilluar ndermjet tyre, Vitriu kishte konstatuar se djali i tij kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin.
Në lidhje me ngjarjen shtetasi Vitri Bozhanaj ka shpjeguar se më datë 20.09.2023, rreth ores 18:00, djali i tij Klered Bozhanaj ka dalë së bashku me gruan dhe djalin e tyre në lulishten para pallatit. Në orën 19:00 min shpjegon se eshte telefonuar nga bashkëshortja e tij të dilte njëherë jashtë pasi në lagje pasi kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Pas njoftimit nga bashkëshortja shtetasi Vitri ka dalë jashtë dhe ka shkuar te lulishtja e pallatit dhe atje ka kontaktuar me bashkëshorten e djalit të tij shtetasen M. Bozhanaj, të cilën e ka pyetur se ku ndodhej Kleredi, ndersa ajo i ka thënë se është larguar por pa i treguar një adresë të sakt për itinerarin e tij. Pas komunikmit me nusen e djali ka dalë në lagje për të kërkuar djalin e tij dhe pasi nuk e ka gjetur është rikthyer tek nusja e djalit.
Gjatë kohës që ka qënë duke qëndruar iu ka lindur mendimi që të kontrollonte te kompleksi “Xhura” dhe Xhamia ku djali i tij shkonte herë pas here. Në këtë moment janë afruar punonjësit e Policisë me të clët është takuar dhe ato e kanë pyetur se ku ndodhej djali i tij të cilëve Vitriu ju është përgjigjur se nuk ka informacion se ku ndodhej. Më tej biseda është zhvilluar në ambientet e banesës ku policia ka ushtruar dhe kontroll. I pyetur nëse djali i tij ka pasur armë zjarri në banesë apo ta mbante me vete, ai ka shpjeguar se nuk ka dijeni për një gjë të tillë dhe nuk e ka parë kurrë djalin me armë zjarri me vete./I.S