Rama në Këshillin e Sigurimit/ Berisha ‘hap’ arkivin: Kur isha unë si spektator në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar një episod të 2007-ës, kur ishte pjesë e punimeve të OKB-së, duke ironizuar kështu faktin që Rama mbajti mbledhjen e radhës në Këshillin e Sigurimit.

Në një konferencë për mediat Berisha tha se asokohe mbledhja drejtohej nga Gadafi, të cilin e cilësoi si Kastros dhe Ahmedinaxhadi, që sipas tij flisnin si të çmendur.

“Këshilli i Sigurimit është një organ që ndërtohet nga pesë anëtarë përmanentë dhe të tjerë, 10 të përkohshëm 2-vjeçarë. Shqipëria, një nga vendet më të hershme në lidhjen e kombeve, nuk e mori sipas arkivës së OKB-së, asnjëherë vendin në Këshillin e Sigurimit. Shkak kryesor, diktatura e Enver Hoxhës. Në vitin 2007, Shqipëria aplikoi për të zënë me rotacion, vendin si anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit dhe kjo u miratua pa kontestim. Natyrisht, grupet miratojnë me lobim, por pa garë.

Kështu që Shqipëria u zgjodh në vitin 2007 dhe më në fund erdhi momenti i shumëpritur dhe në 1 janar 2022, Shqipëria, Gaboni, Gana dhe një vend tjetër, zgjidhen anëtarë të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit.
Problemi është se ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar. Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator. Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj i tretë pas Kastros dhe Ahmedinaxhadit që si të çmendur flisnin 2-3 orë dhe nuk e lëshonin platformën. Edi Rama, fatmirësisht kësaj here nuk foli sepse kishte rekordet e Lukashenkos. Se pas këtyre të treve, i katërti vinte Lukashenko. Edhe ai fillonte dhe nuk dinte kur mbaronte. Por analogjia është analogji. I vetmi përfaqësues në planet, që kisha parë, të merrte djalin e vet të vogël, ishte Lukashenko.
A thu se të tjerët nuk kishin fëmijë. Edi Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në asamble bashkë me djalin në shkollë fillore. I ngjasin diktatorët njëri-tjetrit, por Lukashenko nuk ishte nën hetim atëherë.
Rama është në hetim të plotë.”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Pneumonia misterioze, Kina rikthen maskat/ Europa merr masa të rrepta

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë...

BE presion Greqisë për Shqipërinë/ Zbulohet hapi tjetër i Athinës

Ka disa ditë që në Athinë zhvillohen konsultime intensive diplomatike, në mënyrë që Greqia të japë miratimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve...

Balla: Shqipëria krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të...

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që shkojnë e vijnë. Atkins apo...

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV