Bayern Munich “shkërrmoq” Bochumin, Dortmundi rikthehet tek fitorja ndaj Wolfsburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich ka treguar një super formë ndaj Bochumit, duke dhuruar spektakël në “Allianz Arena”.

Skuadra e Tuchel dominoi dhe fitoi thellë me rezultatin 7-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Ishte Choupo-Moting ai që nisi serinë e golave, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 4’, ndërsa në minutën e 13’ Kane shënoi golin e dytë për kampionët e Gjermanisë.

Në minutën e 29’ De Ligt realizoi sërish për bavarezët, ndërsa Sane vulosi pjesën e parë, duke realizuar golin e katërt për ekipin e tij në minutën e 38.

Në fraksionin e dytë Kane realizoi sërish, në minutën e 54’ nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 81’ ishte Tel ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në fund gjithçka u vulos nga Harry Kane, me britanikun që bëri “hat-trick” dhe njëkohësisht shënoi golin e shtatë për Bayern Munich.

Pas javës së pestë të Bundesliga, Bayern Munich kryeson me 13-të pikë, teksa Bochum renditet në vend të 13-të me tre pikë.

Borussia Dortmund nga ana tjetër mori fitoren minimale 1-0 ndaj Wolfsburg këtë të shtunë.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta e 68’ që vendasit të realizonin golin e avantazhit dhe të fitores me Reus.

Pas këtij takimi, Dortmund renditet në vend të pestë me 11 pikë, teksa Wolfsburg renditet në vend të shtatë me nëntë pikë.

Të fundit

Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues...

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Një hulumtim...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

Lajme të tjera

Web TV