Ekuacioni që Saliu duhet ta zgjidhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Spartak Ngjela

Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm. Asgjë.

I.
Duke thënë se akuzuesit gënjejnë, Saliu nuk po thotë asgjë. Duhet të tregosh provat e tua që ty dhe familjen tënde, po të akuzojnë kot.
Cila do të ishin provat shfajsuese dhe me vlerë të Saliut?

Kryesorja duhet të jetë që të tregojë me provë faktike: sa ka qenë pasuria e tij dhe e familjes së tij në vitin 2004, para se sa ai të bëhej kryeministër.

Pastaj duhet t’i thotë opinionit publik se pronat që ka familja e tij, dhe ai vetë, nuk janë shtuar në mënyrë abuzive duke shfrytëzuar postin e tij si kryeministër.

Ky është ekuacioni që Saliu duhet ta zgjidhë para opinionit publik shqiptar, dhe familja përpara Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme që po i thërret.

Mallkimet e tij kundër gjykatës apo prokurorisë, janë thirrje të një individi të trembur, kurse drejtësia triumfon vetëm me prova.
E pra: opinioni publik i Shqipërisë po pret të shohë tani provat gjyqësore të akuzës kundr berishajve në procesin që ka nisur dhe do të vijojë në SPAK.

Të gjithë të tjerat janë shumë zhurmë për asgjë.
Por kur një i akuzuar bën shumë zhurmë për asgjë, asgjëja që e shoqëron atë, në konceptin penal të të provuarit, është kundër tij.

Një i akuzuar që sillet dhe argumenton nëpërmjet zhurmës së asgjësë, në jurisprudencën e lartë quhet nulitet, asgjë; dhe prandaj ky individ poecesin gjyqësor e ka katërcipërisht kundër tij.
Midis të akuzuarit dhe provës, qëndron drejtësia.

Kjo është aksiomë absolute e një procesi gjyqësor të drejtë e të pavarur.
II.
Po pushtetarët e tjerë që janë në të njëjtat pozita, a do të kenë kontrolle të tilla nëpërmjet akuzës penale.

Lexo edhe :  Tymi i zi, për shkak të Gaz Bardhit

Të gjithë duhet ta dinë se për faktin që ky proces i SPAK-ut drejtohet nga ndërkombëtarët kundrejt të gjitha qeverive që kanë kaluar në Shqipëri në 25 vitet e fundit, kuptohet që ky do të jetë një proces jo i shkurtër, por që është një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.

Dhe tani opinioni i nivelit intelektual në Shqipëri po pret të shohë një proces akuzues të nivelit të lartë.

Sigurisht, deri tani ka pasur disa të tillë, por i larti që po pret opinioni publik dhe intelektualizmi shqiptar në Shqipëri dhe jashtë saj, është niveli kryeministror dhe niveli presidencial në qeveritë dhe presidentët që janë apo që kanë kaluar në këta 25 vjet…

Dhe kjo nuk është një kërkesë për hakmarrje, por një kërkesë që ka të bëjë me mbarëvajtjen, mirëqenien dhe pasurimin të shoqërisë shqiptare.

Të fundit

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa...

Çfarë po ndodh sot në Shqipëri?

Nga Spartak Ngjela I. Kur e vjetra kërkon të kthehet në pushtet, shoqërisht kjo është një komedi. Sot në Shqipëri janë dy vjetërsira politike: Enver Hoxha dhe...

BE arrin marrëveshjen historike, Inteligjenca Artificiale do të rregullohet me ligj

Shtetet anëtare të Unionit dhe Parlamenti Evropian kanë arritur një marrëveshje paraprake mbi "Aktin e Inteligjencës Artificiale". Kjo është tentativa e parë në botë për...

Ne socialistët ndajmë suksesin, por përgjegjësitë janë individuale

Nga Elisa Spiropali Shqipëria ka ngut. Ngut për të jetuar. Ngut për të ndryshuar e ndërtuar. Ngut për t’u përmirësuar e për t’u bërë vendi...

“Hapi dyert për 400 mijë njerëz”/ BBC: Kukësi qyteti i parë i nominuar për Nobel

Media prestigjoze thotë se qyteti po përdor historinë dhe mikëpritjen për të joshur turistët Qyteti i Kukësit bëri bujë në mbarë botën kur në vitin...

Lajme të tjera

Web TV