Klosi takim me strukturat e PS në Fier, i pranishëm edhe Balla, ja çfarë u diskutua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të procesit te riorganizimit të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, në të gjithë vendin, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, është ndalur ketë të shtune në selinë rozë në Fier në një takim me strukturat e kësaj force politike.

Në prononcimin e tij mediatik Klosi, është shprehur se ky është një proces që do të vazhdojë në të gjithë Shqipërinë me qëllim krijimin e një platforme të re organizative ne Partine Socialiste e cila do te shprehet ne Kongresin e jashtëzakonshëm të tetorit.

Sipas Klosit krijimi i një platforme të re, kërkon të forcojë strukturat e kësaj force politike me qëllim fitoren e një mandati të katërt qeverisës, teksa ka theksuar se ky proces do të përfshijë gjithë shoqërinë shqiptare për evropianizimin e saj deri në vitin 2030.

Klosi gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për ekzistencën e klaneve brenda Partisë Socialiste duke i cilësuar ato të vjetërsuara që s’kanë lidhje me realitetin.

Partia Socialiste ka thënë Sekretari i Përgjithshëm ka struktura të konsoliduar që funksionojnë në çdo qelize të jetës se vendit ndërkohe që fitoret e vazhdueshme të saj nuk ia faturon përçarjes së opozitës.

Partia Socialiste ka një lidership si Edi Rama dhe një program qe i shërben qytetareve ka thënë Klosi dhe pikërisht kjo force ka sjellë dhe dështimin e opozitës.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla, i pranishëm në këtë takim është shprehur se tashmë ne duam që të kemi një Parti Socialiste që ti përshtatet zhvillimeve aktuale të shoqërisë shqiptare dhe në këtë kuadër do të këtë një hapje të Partisë Socialiste duke ftuar figura te reja për te kontribuar në jetën e vendit.

Lexo edhe :  "Njerëzit s’u përfillin më, nuk ju ndjekin as ata që ju votuan"/ Gazetari sherr me Spahon

Ndërkohë Balla është ndalur edhe te procesi i vetëpastrimit brenda kësaj force politike ku ka theksuar edhe një herë qëndrimin e kryeministrit Rama që në luftën kundër korrupsionit Partia Socialiste nuk do të jetë zyre avokatie dhe secili do të mbajë përgjegjësi personale./   S.M

Të fundit

“Do të çelim një fazë të re të IKMT”/ Balla: Të garantojë parandalimet pa leje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, së bashku me drejtuesin e ri të IKMT-së Ervin Hoxha inspektuan nga afër punimet...

Aksidenti me gjashtë të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd, zbardhen detajet e para

Është prangosur nga policia shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë...

S’është Amerika dhe as Anglia/ Në këto 5 vende mund të pasuroheni!

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Një hulumtim...

Nga e ka prejardhjen emri i Tiranës?

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë. Njëra hipotezë është që emri Tiranë vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta...

Viti 2024 është për ju! Këto janë shenjat e horoskopit më me fat për vitin që vjen

Energjia që do të rrezatoni nga jashtë në vitin 2024 do të jetë aq intensive dhe e ndritshme sa të gjithë do ta vënë...

Lajme të tjera

Web TV