Safet Gjici çoi Kukësin në zgjedhje! Sot heshtje, nesër votohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Qytetarët e Kukësit i drejtohen nesër kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

Kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore, ndërsa gjithçka është gati për rivotimin e ditës së diel.

Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra.

Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Ditën e djeshme në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore që janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

Kukësi shkon në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Safet Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë ish kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./e.t

Të fundit

Rrëfimi i Brojës: “Kombëtarja e Shqipërisë më ndihmoi te Sauthemptoni”

Tifoz i Çelsit që prej moshës 3-vjeçare dhe për të mbër ritur deri në “Stamford Bridge”, me qëllim realizimin...

Këngëtarët shqiptarë ‘ndezin’ Tiranën në koncertin e ”Natës së Bardhë”

Këngëtarët shqiptarë kanë ndezur atmosferën e kryeqytetit në koncertin që u mbajt në “Natën e Bardhë” në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej”. Muzika nisi...

Arsyet pse 40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën

Ne të gjithë kemi një vend në jetën tonë ku kthejmë kokën nga ana tjetër dhe pretendojmë se gjithçka është në rregull. Psikologët e...

Historia e Napoleonit: E vërtetë e gjeneralit korsikan që e shpalli veten perandor

Karizma, oportunizëm politik dhe gjeni ushtarak, por mbi të gjitha ambicie: sekreti i suksesit të Napoleonit në qendër të vëmendjes në filmin e Ridley...

Mona Lisa: A kanë adhuruar fansat e da Vinçit portretin e gabuar?

Disa argumentojnë se kjo pikturë përshkruan subjektin e artistes në vitet e saj të reja dhe është versioni i parë i veprës së tij...

Lajme të tjera

Web TV