Si ta ndalojmë Google të “përgjojë” bisedat tona?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdoruesit e telefonave inteligjentë shpesh kanë pyetur veten nëse Google po i dëgjon bisedat e tyre pasi kompania përdor të dhëna personale për të dërguar më pas reklama për target grupe të synuara.

Në fund të fundit, cili përdorues i celularit nuk ka pasur rastin të diskutojë diçka në një takim dhe më pas disa minuta më vonë Google i shfaq një reklamë përkatëse?!

Mendimi i parë është se celulari ynë ndoshta po “përgjon”, por siç është zbuluar, nuk është telefoni ai që dëgjon bisedat, por Google.

Ka shumë raste kur përdoruesit, pasi janë përballur me një reklamë për artikullin që sapo kanë diskutuar, por nuk e kanë kërkuar kurrë në internet, kanë menduar se kanë pasur të bëjnë me një lloj loje konspirative.

E vërteta është se Google “përgjon” bisedat e përdoruesve dhe më pas nis të shpërndajë reklamat te targeti. Dhe kjo ndodh për shkak të një cilësimi në faqen e internetit të Google të quajtur “Përfshi aktivitetin e zërit dhe audios”.

Për të “përgjuar” bisedat tona Google-it i vjen në ndihmë mikrofoni.

Në veçanti, kur mikrofoni i celularit është vazhdimisht i ndezur, në mënyrë që shërbimet e ndihmës zanore të funksionojnë, Google mbledh materiale për të na shfaqur më pas reklamat që i konsideron interesante për ne.

Kur ky funksion aktivizohet, atëherë celulari regjistron atë që themi, për të identifikuar “fjalë kyçe” të cilat do t’i përpunojë për t’iu bindur komandave që do të japim.

Këto regjistrime, në fakt, ruhen në llogari dhe mund të përdoren nga Google për të ndihmuar kompaninë të mësojë tingullin e zërit dhe të përmirësojë përgjigjen ndaj komandave që përdoruesit japin.

Lexo edhe :  Rritje e frikshme e numrit të infektuarve/ Rumania shpall epideminë e fruthit

Sipas informacioneve në faqen zyrtare të platformës, ky aplikacion mbledh dhe përpunon të dhëna të ndryshme zanore të marra përmes mikrofonit të celularit apo kompjuterit.

Dihet, në fund të fundit, se Google, si dhe shumë kompani të tjera të mëdha teknologjike, përdorin të dhënat e përdoruesve që përfshijnë demografinë, historinë e kërkimit dhe natyrisht vendndodhjen e tyre në hartë.

Nga ana e saj, kompania ka deklaruar kategorikisht se nuk i përdor këto të dhëna për qëllime reklamimi, por vetëm për të përmirësuar shërbimet e saj.

Por cilat janë katër hapat që mund të parandalojnë Google të “pëgjojë” pajisjet tuaja elektronike, veçanërisht telefonat.

Së pari, përdoruesit duhet të çaktivizojnë funksionin e regjistrimit, përmes faqes së internetit të Google nga një kompjuter ose nga një telefon celular (përmes aplikacionit të kompanisë).

Hapat që duhen ndjekur në vijim janë si më poshtë:

1. Hyni në llogarinë tuaj Google

2. Klikoni në opsionin “Data & Privacy”

3. Në seksionin “Cilësimet e historisë”, klikoni “Aktiviteti i uebit dhe i aplikacioneve”

4. Pranë “Përfshi aktivitetin zanor dhe audio”, shihni nëse ky cilësim është i kontrolluar apo jo. Nëse doni ta çaktivizoni, kjo bëhet duke klikuar mbi të. Kështu “i këpusni krahët” Google, i cili nuk do të ketë absolutisht të drejtë të dëgjojë bisedat tuaja./   S.M

Të fundit

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Lajme të tjera

Web TV