“Spiegel” guidë turistike për Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media gjermane jehonë plazheve, maleve dhe kulturës shqiptare

Ndonëse verën e lamë pas, temperaturat e ngrohta vijojnë të nxisin turistë për të vizituar Shqipërinë, ndërkohë mediat e huaja vijojnë të bëjnë jehonë.

Së fundmi, media gjermane “Spiegel” i ka dedikuar një artikull Shqipërisë duke përshkruar vendet më të bukura turistike.

“Plazhe të ngjashme me Karaibe, peizazhe malore spektakolare, bunkerë të zymtë: Shqipëria është ndoshta destinacioni më jokonvencional i udhëtimit në Evropë, por kurrë i mërzitshëm”, me këto fjalë të përzgjedhura nis guida e medias gjermane për Shqipërinë.

Plazhet në Ksamil janë ndër sugjerimet e para. Me palmat dhe rërën e imët, “Spiegel” e përshkruan si një vend tropikal, që duhet të jetë me patjetër në listën e destinacioneve turistike për çdo turist.

“Troja në miniaturë”, Butrinti, përshkruhet si një vend që duhet admiruar, ku mund të mësoni më shumë edhe më historinë e ndërtesave, që herë pas herë janë nën ujë.

Një udhëtim ideal për në vjeshtë do të ishte në Theth. Përveç bukurive natyrore, shkëmbinjtë gëlqerorë rreth Thethit, të japin ndjesinë sikur je në malet Dolomite. Gjirokastra është gjithashtu në listën e destinacioneve më të pëlqyera, ku ndër të tjera gazetari gjerman sugjeron që pamja të shijohet nga kalaja.

Për “Spiegel”, Shqipëria është një destinacion që ia vlen të vizitohet në çdo stinë./   S.M

Të fundit

Ju duhet një prift, jo një federatë

Nga Skënder Minxhozi Duke mbajtur me zor zyrat e tyre, edhe pasi kanë humbur për më shumë se një dekadë,...

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama,...

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Lajme të tjera

Web TV