Kukësi voton sot për kryebashkiakun e ri/ Albert Halilaj përballë Emri Vata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kukësit. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në votime.

Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Kujtojmë se në këtë qark përsëriten zgjedhjet, pas shkarkimit të Safet Gjicit nga posti I kryebashkiakut, për shkak të një videoskandali në zyrën e tij.

Në zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës do të votohet vetëm me një fletë votimi për kandidatin e bashkisë. Sipas KQZ-së të regjistruar në listat e votimit janë 45 946 zgjedhës, 22 174 prej të cilëve janë votuese femra dhe 23 772 janë votues meshkuj.

Në këto zgjedhje janë regjistruar si subjekte zgjedhore 5 parti politike, PS, PL, PD, PDK dhe PEI.

Po ashtu është regjistruar si subjekt zgjedhor edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Zgjedhësi do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Lexo edhe :  Balla takohet ‘kokë më kokë’ me Varhelyin, ja çfarë diskutuan

Për sa i përket komisioneve të qendrave të votimit, në 37 qendra votimi 4 anëtarë të komisionit ndahen mes PD-së dhe PL-së.

Ndërsa në 37 qendra të tjera të votimit përbërja e komisioneve të qendrave të votimit është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 anëtarë të propozuar nga PD dhe 1 anëtar të propozuar nga PL.

Për sa i përket grupeve të numërimit, do të ngrihen 5 grupe numërimi ku 2 anëtarë të grupit të numërimit do të jenë nga PS, 1 anëtar nga PD dhe 1 anëtar nga PL. Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë./    S.M

Të fundit

VIDEO/ Roma ndalet në barazim në transfertën e Servettes, Lukaku gjen sërish rrjetën

Roma ka barazuar me rezultat 1-1 me Servetten në kuadër të grupit G në Ligën e Evropës. Vendasit e nisën...

VIDEO/ Aston Villa mposht Legian dhe vulos kualifikimin, supergol nga Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi, ka shënuar një super gol në përballjen mes Aston Villës dhe Legia Varshavës që u zhvillua në kuadër të raundit...

“S’ka qumësht, jepini ujë me sheqer”, qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim

Emisioni Fiks Fare solli një skandal me një qendër ku strehohen gratë e dhunuara, të cilat kanë një urdhër mbrojtje dhe shteti i dërgon...

OBSH: Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së COVID-19

Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së koronavirusit dhe arritën në 249 milionë në mes të një numri në rritje të kërcënimeve...

Agjencia e OKB-së për motin: Vitit 2023, më i nxehti në histori

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja...

Lajme të tjera

Web TV