VIDEO/ “Të q…robt”, dalin pamjet nga sherri i policëve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një efektiv i policisë së Vlorës është konfliktuar me një efektiv të “Shqiponjave” në kryeqytet ditën e sotme.

Është publikuar edhe video kur  efektivët e shqiponjave shoqërojnë dy vëllezërit ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në DVP Vlorë.

Nga pamjet duket që dy vëllezërit ndodhën në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë.

Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës.

Ato i kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do t’i shoqëronin në polici për verifikim.

Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlorë dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë.

Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehtë fizike.

Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës mësohet se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit.

Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie, i cili ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat.

Sipas Ora News,  gjithçka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.

Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë, kur siç duket dhe në video fillojnë dhe shfaqen punonjësit e Shqiponjave. Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve pa asnjë shkak të motivuar.

Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët “…o k…o të q…robt…” në sy të fëmijëve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj.

Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish drejtori i FNSH në Tiranë, i cili njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës.

Lexo edhe :  Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: "Burrat e mbajnë fjalën..."

Edhe pse ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave sërish nuk është arritur të çtensionohet situata, duke bërë që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë.

Tashmë çështja po ndiqet nga AMP, për të mësuar detajet e shoqërimit me forcë të ish policit të FNSH dhe vëllait të tij polic në Vlorë.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV