test

EMRAT/ Presidenti Begaj dekreton tre ambasadorët e rinj të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, Edi Rama, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

  1. LirohetDonika Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.
  1. Lirohet Gazmend Barbullushi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
  1. Lirohet Virgjil Kule nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident.
  2. Emërohet znj. Inid Milo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jorezident.
  3. Emërohet Entela Gjika, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë, dhe në Principatën e Andorrës, jorezident.
  1. Emërohet Albana Dautllari, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, Republikën e Islandës, dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jorezident./I.S

Të fundit

Depresioni tek gratë, nga simptomat te trajtimi

Trishtimi dhe mërzia janë reagime normale të kohëve të vështira që gjithkush kalon në jetë. Mërzitja është një reagim...

Ukrainasi rrëfen tmerrin nga kampet ruse: Më shkulën dhëmbët për qejf

Një ukrainas që u kap rob nga rusët ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar në kampin ku qëndroi për muaj me rradhë derisa u...

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq premiera e filmit të parë...

EURO2024/ Ja pse është zbehur lavdia e Italisë

Lavdia e futbollit të Italisë është zbehur! Që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 2006, kombi dikur krenar i futbollit ka përjetuar...

Fansi i kërkoi të performojë me të në skenë, Ylli Limani habit me reagimin

Këngëtari i njohur Ylli Limani është një ndër artistët më të suksesshëm në estradën muzikore, këngët e të cilit pëlqehen nga një numër i...

Lajme të tjera

Web TV