Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Sipas policisë, si pasojë e sulmit janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë të policisë. Reagimi i policisë së Kosovës ishte i menjëhershëm duke rrethuar dhe shkëmbyer zjarr për disa orë me personat e armatosur terroristë që dyshohet se janë nga Serbia. Zyrtarisht mësohet se të paktën janë tre të vrarë nga terroristët, disa të plagosur dhe të arrestuar. Ky sulm i rëndë është dënuar nga politika lokale por edhe nga faktori ndërkombëtar. Faktet janë tronditëse pasi zyrtarisht mësohet se agresorët ishin të armatosur me armë të rënda dhe logjistikë modern ushtarakë. Gjithashtu nga veprimet terroriste të tyre është vertetuar se personat që sulmuan janë të trajnuar ushtarakisht dhe ka dyshime se janë pjesë e forcave ushtarake apo ish-ushtarakë dhe paramilitarë mercenarë që mund të kenë qenë pjesë e Ëagner që vepron kryesisht në Ukrainë në mbështetje të ushtrisë ruse. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një deklaratë për mediat ku është shprehur se një tjetër zyrtar i policisë është lënduar gjatë operacionit. Ai zbuloi se gjatë ndërhyrjes është zbuluar një sasi e jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, teksa shtoi se këto ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Sakaq, ai shtoi se policia është në çdo cep të manastirit dhe se aksioni policor në Banjskë vijon. “Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll. Kishim edhe një tjetër zyrtar lehtë të lënduar, por të tjerët falë profesionalizmit ia dolën pa lëndime e pa viktima të tjera të kryejnë operacionin. Me këtë rast kemi 6 të arrestuar, 2 nga ata të plagosur, me uniformë ushtarake. kemi të paktën 3 sulmues të vrarë. Me këtë rast policia ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada dhe lirshëm mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Policia është në çdo cep të manastirit. Aty ka një numër pelegrinësh dhe do hetohet që mos të ketë të infiltruar nga sulmuesit”, u shpreh ai. Mbrëmjen e djeshme reagoi edhe presidenti serb Aleksandër Vuccicc i cili me tone të ashpra bëri “përgjegjës”, kryeministrin e Kosvës Albin Kurti. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur për herë të parë pas sulmit në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër, teksa ka deklaruar se fajtor për këtë situatë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Vuçiç u shpreh i prerë duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që Serbia të njohë Kosovën, zyrtarisht ose jo zyrtarisht, “edhe nëse vriten të gjithë”. “Atyre që mendojnë se do të ushtrojnë presion që Serbia ta njohë Kosovën e pavarur, unë u them “Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, ju mund të na vrisni të gjithëve”- theksoi Vuçiç teksa shtoi: “Harroni njohjen e Kosovës. zyrtarisht dhe jo zyrtarisht”.

 

Kurti: Sulm terrorist

Në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin e vrarë, Kurti tha se më shumë informata mbi sulmuesit e dyshuar priten në periudhën në vazhdim. “Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot. Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se rreth orës 02:34 njësitet për reagim të shpejtë e kanë vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi ajo është bllokuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të dielën në konferencë për media se sulmet në zonën ku është vrarë zyrtari policor në veri janë duke vazhduar akoma. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”. “Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”. Informacionet e fundit për zhvillimet në veri, pas vrasjes së zyrtarit policor, i gjeni këtu. Ai ka thënë se formacioni me këta persona “profesionistë” është në dhe rrotull Manastirit në Banjskë. Teksa i ka shfaqur disa fotografi në ekran, Kurti ka thënë se banorët lokalë serbë “nuk kanë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës”. “Organet tona të sigurisë dhe prokuroria, me siguri, do të zhvillojnë hetime për të kuptuar më shumë për këto uniforma”. “Unë u bëj thirrje të gjithë atyre, edhe si formacion, edhe si individë që t’iu dorëzohen organeve të sigurisë, të cilat e kanë vendosur perimetrin rreth tyre në Banjskë”. Përgjatë konferencës, Kurti e ka theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo situatë të përmbyllet në mënyrë të qetë dhe më pas do të vendoset çka tutje. Në konferencën për media, kryeministri Kurti është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. I pyetur nëse ka mundësi që pjesëtarë të grupit mercenar rus Ëagner janë infiltruar në veri të Kosovës, zëvendësdrejtori Fehmi Hoti, ka thënë se asgjë nuk është e faktuar. ”Sa i përket grupit Ëagner, kemi pasur informacione edhe më herët, kemi pasur informacione që individë të grupit Ëagner po lëvizin ose mund të lëvizin, ose mund të sulmojnë. Të gjitha janë trajtuar. Mirëpo deri më tani nuk kemi diçka të argumentuar, të faktuar. Ju e dini që gjykatat kërkojnë gjithçka të dokumentuar. Andaj si informacione i kemi trajtuar dhe jemi duke i trajtuar”. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara“ ndaj Policisë së Kosovës. Edhe Bashkimi Evropian e ka dënuar ashpër sulmin nga një “bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet kombit përmes një fjalimi. Një konferencë e jashtëzakonshme – e planifikuar për orën 14:00 nga shefi i kësaj Zyre, Petar Petkoviq – është anuluar. “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i ekspozojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë e Metohi”, ka thënë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar. Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës.

Lexo edhe :  Shqipëri-SHBA 100 vjet marrëdhënie diplomatike/ Prezantohet pulla e re përkujtimore

 

Osmani dënon sulmin

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vrasja në veri është “planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”. “Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”, ka thënë mes tjerash ajo. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që ta dënojnë Serbinë, për siç ka thënë “këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës”. Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka thënë se “burrat e vegjël të gjelbër” të Serbisë kanë hyrë me mjete të blinduara 15 kilometra brenda territorit të Kosovës. Sipas tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka nisur një agresion të pashembullt kundër Kosovës, por “ai do të dështojë”./kb

Të fundit

As SHBA dhe as Anglia, nëse po mendoni të emigroni këto janë 5 qytetet më të mira

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku...

Vajza gjen nënën e vdekur brenda sëndukut në Itali, trupi ishte dekompozuar

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta...

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj fushatës së re të ZARA-s

ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet sociale, veçanërisht mbështetësit e Palestinës,...

Situata me reshjet në vend, ministri Balla: Shoferët të qarkullojnë me kujdes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në akset rrugore në vend pas reshjeve të shiut dhe dëborës. Balla u...

Jordania: Izraeli synon të dëbojë palestinezët nga Gaza

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, deklaron se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes...

Lajme të tjera

Web TV