Mbyllet numërimi në Kukës, Albert Halilaj fiton me një diferencë të thellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon numërimi i 74 kutive të votimit në Kukës, raporton gazetarja Erneta Shevroja. Albert Halilaj i PS-së shpall fitoren me 13 026 vota kundrejt rivalit opozitar, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata që ka marrë 7429 vota. Kandidati socialist triumfon me 5597 vota diferencë nga kundërshtari Vata.

327 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Halilaj ka tejkaluar edhe rezultatin e Safet Gjicit në14 Maj, duke marrë 1403 vota më shumë. Më herët, teksa po numëroheshin dy kutitë e fundit, Halilaj  në një prononcim për mediat falenderoi qytetarët kuksianë për besimin e dhënë.

“Falenderoj të gjithë qytetarët për kulturën që treguan, votëbesimin iu premtoj që do t’i përfaqësoj denjësisht gjatë katër viteve me punë, përkujdesje dhe prani pranë çdo qytetari. Jam i zonës së Kukësit, kam punuar për vite në administratë, jam njeri i thjeshtë, pa bindje partiake do të jem krah çdo banori të Kukësit. Premtimi i pare që iu bëj është prezenca ime në lidhje me inbvestimet në infrastrukturë. Qeveria Rama do të jetë prezent në çdo skaj të Kukësit për të përmirësuar çdo problem në lidhje me infrastrukturën. Kam një sërë projektesh për t’i ardhur në ndihmë Kukësit në lidhje me papunësinë, për të zhvilluar turizmin, për t’i dhënë një promovim tjetër Kukësit të lënë pas dore.”, theksoi ai./I.S

Të fundit

“A e urove Kiarën për shtatzëninë”? Olta Gixhari publikon mesazhet me moderatoren

Aktorja Olta Gixhari si duket pas përfundimit të Big Brother Vip ka hedhur pas krahëve mëritë me çiftin Kiara...

Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik. Kemi parë...

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Lajme të tjera

Web TV