Vrasja e policit në veri, Kosova sot në ditë zie për nder të Afrim Bunjaku!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë  përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.

Flamujt e të gjithë institucioneve do të ulen në gjysmë shtizë.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shpalli ditën e sotme ditë zie dhe flamujt e të gjitha institucioneve do të ulen në gjysmështizë dhe do të kryhen nderimet e rastit. Mbrëmjen e djeshme u ndezën qirinj dhe u kryen homazhe për policin 50 vjec nga Vushtria.

Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kryeministri Albin Kurti deklaroi se operacioni për kapjen e anëtarëve të grupit të armatosur që sulmuan policinë e Kosovës përgjatë gjithë ditës së djeshme do të vijojë.

Nga përleshja me grupin e armatosur të veshur me uniformë u plagosën dhe 3 policë. Ministri i Brendshëm deklaroi se nga shkëmbimi i zjarrit kishin mbetur të vrarë edhe 3 sulmues ndërsa 6 ishin arrestuar, 2 prej tyre të plagosur.

Kurti shtoi dje se Policia e Kosovës mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe se gjatë operacionit ishin sekuestruar qindra armë e municione.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës, konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake, si mitralozë, granata e të tjera. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim” shkruajti Kurti në një postim në plaftormën “X”/I.S

Të fundit

Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i...

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në...

Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo...

Një tjetër epidemi po kërcënon botën/ Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet me shpejtësi

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe...

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV