Del FOTO, ja kush është 59-vjeçari që u ekzekutua në Rrëshen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi që shikoni në foto është Martin Bardhi i cili u ekzekutua paraditen e sotme me breshëri plumbash.

Bardhi ndodhej në lokalin e tij në qendër të Rrëshenit, në prani edhe të disa miqve dhe të afërmve, kur dy persona të maskuar, kanë zbritur nga një automjet tip Jeep dhe janë afruar në drejtim të objektivit, ndaj të cilit kanë lëshuar breshëri të shtënash.

FOTO/ Ky është Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen

Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme Bardhit, ndërsa 3 personat e tjerë mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.

Mjeti i llojit “Jeep Cherokee” ngjyrë e zezë, për të cilin po kryen verifikime se kujt i përket dhe nëse është denoncuar e vjedhur, është djegur plotësisht.

Martin Bardhi ose Marku, është person i njohur për autoritetet, teksa në muajin mars të këtij viti bashkë me djalin dhe nipin e tij u përfshinë në një konflikt me armë zjarri në dalje të qytetit të Rrëshenit.

59-vjeçari u arrestua dhe sipas informacioneve kishte fituar lirinë në rrethana ende të paqarta disa kohë më parë, teksa në kërkim ishte djali dhe nipi i tij.

Drejtori i Policisë së Lezhës, Alfred Elezi, tha për mediat se hetimet janë në fazën e parë dhe po sqarohen konfliktet që fisi Bardhi ka pasur me fise të tjerë.

“Jemi akoma në fazën e parë. Dihen konfliktet që ka pasur fisi Bardhi me fise të tjera dhe po punojmë për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve”, tha ai.

Policia tha se kishte nxjerrë në terren forcat speciale RENEA dhe FNSH, duke vendosur postblloqe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës.

Gjithashtu Policia njoftoi se po ushtrohej kontroll edhe nga ajri, përmes helikopterëve dhe dronëve, ndërsa disa ora pas krimit ende nuk ka të ndaluar ose identifikim të autorëve./  S.M

Të fundit

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do...

Tragjedi në La Liga, tifozi humbet jetën gjatë sfidës Granada-Athletic Bilbao

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos që po zhvillohej në stadiumin “Nuevo Los Carmenes”, për javën e 16-të të La Liga-s u pezullua 17...

As SHBA dhe as Anglia, nëse po mendoni të emigroni këto janë 5 qytetet më të mira

Doni të provoni fatin jashtë vendit, po mendoni të jepni dorëheqjen, të paketoni gjërat dhe të largoheni. Por ku të shkoni? Kjo është çështja. Hulumtimi...

Vajza gjen nënën e vdekur brenda sëndukut në Itali, trupi ishte dekompozuar

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta...

Ç’ndodhi? Njerëzit reagojnë ashpër ndaj fushatës së re të ZARA-s

ZARA ka publikuar fushatën e re (më 9 dhjetor), e cila ka ndezur zemërimin e shumë njerëzvë në rrjetet sociale, veçanërisht mbështetësit e Palestinës,...

Lajme të tjera

Web TV