EMRI/ AMP ndalon oficeren e policisë në Rinas, ja për çfarë akuzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Mbikëqyerjes Policore ka ndaluar një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas.

Efektivja, Sulltane Kuka, akuzohet për “Shpërdorim Detyre”,  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

29-vjeçarja u ndalua pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit, Leonark Karruka.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Ndalimi i oficeres së policisë u krye pas marrjes në dijeni të një parregullsie në procedurën e mbylljes së praktikës për heqjen nga statusi ‘Alert’ të mjetit në pronësi të shtetasit L. K.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090./  S.M

Të fundit

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Lajme të tjera

Web TV