Flet i biri i Mitrush Kutelit: Nëse do t’ia kishin botuar shkrimet më herët, babait…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandeli Pasko Kuteli, djali i shkrimtarit të njohur shqiptar, Mitrush Kuteli, ka bërë një rrëfim për babain e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ai ka deklaruar se babait i kanë sjellë shumë problematike për botimin e shkrimeve të tij, pasi nuk pranonin redaktorët. Kuteli ka theksuar se nëse do t’ia kishin botuar më herët, të atit do t’i zgjatej jeta siç çdo shkrimtari kur sheh veprimtarinë e tij letrare.

Patjetër, e mbaja atë çantë me dokumenta kur ai do të kërkonte që t’i zgjaste jetën, sepse duke iu kushtuar vetëm veprimtarisë letrare do të kishte kohë më shumë për krijime. Edhe kur shkrimtari sheh krijimet e tij letrare të botohen i zgjatet jeta. U botuan ‘Tregimet e Moçme’ në 1964 dhe ai vërtetë u duk sikur u përtëri. Sikur të kishin dalë pak më herët, përsëri do t’i kishin dhënë një nxitje. Megjithëse, ai i kishte dorëzuar ato tregime prej kohësh, redaktorët e asaj kohe ia zvarritën, i thanë një herë s’kemi letër, një herë s’kemi mundësi, ka ardhur plan tjetër.

Unë dhe gjithë familja i kemi përjetuar dëshpërimet e babait e asaj kohe, sidomos sorollatjet për t’u bërë edhe një herë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Aty ndikoi pozitivisht, Drago Siliqi, i cili e përkrahu shumë”, rrëfeu ai./kb

Të fundit

Pneumonia misterioze, Kina rikthen maskat/ Europa merr masa të rrepta

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë...

BE presion Greqisë për Shqipërinë/ Zbulohet hapi tjetër i Athinës

Ka disa ditë që në Athinë zhvillohen konsultime intensive diplomatike, në mënyrë që Greqia të japë miratimin tek letra e përbashkët e 27 vendeve...

Balla: Shqipëria krenare për miqësinë dhe aleancën strategjike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të...

Nëse doni shëndet të mirë, ja e vetmja gjë që duhet të ndryshoni kur hani

Nëse jeni rritur në vitet '80 ose '90, shanset janë që të keni qenë dëshmitarë të shumë dietave që shkojnë e vijnë. Atkins apo...

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza e tij ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV