Gazetari italian: Një pjesë e pasurisë së shefit të Cosa Nostra-s ndodhet në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja me Shqipërisë me mafian më famëkeqe të botës ‘Cosa Nostra’-s siçiliane është e hershme.

Kreu i kësaj organizate Matteo Messina Denaro vdiq pak ditë më parë në moshën 61-vjeçare pas një agonie disa ditore, në spitalin e L’Aquila.

Ai vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua ndërsa ishte ende në kërkim në fund të vitit 2020.

Denaro ishte dënuar për krime të shumta, përfshirë për rolin në planifikimin e vrasjeve të prokurorëve anti-mafia, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino më 1992.

Vetë Denaro kishte deklaruar më parë se kishte vrarë aq shumë njerëz, mjaftueshëm sa për ta mbushur një varrezë.

Para se të humbiste ndjenjat, ai takoi disa anëtarë të familjes dhe i dha mbiemrin vajzës së tij Lorenza Alagna, të cilën e kishte fshehur dhe nuk e kishte njohur kurrë.

Vajza, e cila e kishte takuar për herë të parë të atin në burg në prill, së bashku me një nga motrat e bosit mafioz dhe mbesën e saj Lorenza Guttadauro, e cila është edhe mbrojtësja e shefit, ka qenë pranë tij ditët e fundit.

Gazetari italian Roberto Saviano ka analizuar për ‘Corriere della Sera se prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro.

Sipas tij, një pjesë e pasurisë së tij ndodhet edhe në Shqipëri.

“Është gjithmonë një segment që zbulohet, sidomos në lidhje me pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij ndoshta në Shqipëri – zonë ku shpesh e kanë gjurmuar hetimet -, paratë në parajsat fiskale, ato nuk mund të arrihen kurrë.

Epo, kujt do t’i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi”, shkruan gazetari./  S.M

Të fundit

Pesë-fishi i Titanikut/ Anija më e madhe në botë, nisë udhëtimin në Janar të 2024

Anija më e madhe e lundrimit në botë, e quajtur "Icon of the Seas", do të niset në udhëtimin...

Këngëtarja shqiptare rrëqeth me historinë e saj: Piva ilaçe të vrisja veten…

Një ditë më parë ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, një 21-vjeçare që ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, luftën e vazhdueshme...

Greqia paralajmëron sërish Shqipërinë/ Pa u zgjidhur çështja e Belerit, nuk ka negociata

“Athina po përshkallëzon reagimet e saj kundër mbajtjes ende në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri”, kështu shkruan sot media greke,...

Ndryshimi i klimës, rrezik dhe kosto e lartë për infrastrukturën

Ndryshimet klimatike po bëhen më shqetësuese vitet e fundit në vendin tonë duke sjell dhe një rritje të kostove të demëve në infrastrukturë. Një dokument...

Festat shkaktojnë trafik të rënduar në Tiranë, shqetësim për drejtuesit

Edhe pse ditë feste dhe pushimi zyrtar, trafiku në Tiranë është kthyer në shqetësimin e drejtuesve të automjeteve. Paraditen e së mërkurës në shumë rrugë...

Lajme të tjera

Web TV