Ja 6 arsyet e frikshme pse nuk duhet të flini me flokët e lagura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dushi pak para gjumit sjell një sërë përfitimesh, nga heqja e djersës e grumbulluar gjatë ditës, relaksin, qetësinë etj. Një dush me ujë të ngrohtë lehtëson stresin, tensionin, ndërsa shumë studime kanë treguar se dushi përmirëson edhe cilësinë e gjumit. Por, çfarë ndodh me flokët? Nëse e keni bërë zakon që të mos i thani pas larjes sepse ju duket një rutinë e bezdisshme, pasi të lexoni këtë artikull me siguri do e rimendoni vendimin e të shkuarit në shtrat me flokë të lagura.

Sipas dermatologes Dendy Engelman, të fjeturit me flokë të lagur rrit mundësinë për baktere, çka mund të çojë edhe në dëmtim dhe irritim të lëkurës së kokës.

Grumbullim bakteresh

“Për shkak se flokët janë të lagur dhe të shtypur pas këllëfit të jastëkut, skalpi i kokës nuk mund të marrë frymë,” thotë Engelman. Flokët e lagur janë gjithmonë rrezik për rritjen e baktereve dhe kërpudhave.

Jastëku apo shtrati mund të myken

Kur bakteret grumbullohen në kokë, ato mund të transferohen lehtësisht në shtratin tuaj. Ashtu si me peshqirët e lagur, nëse këllëfët e jastëkëve dhe çarçafët e shtratit nuk thahen, ato mund të bëhen lehtësisht terrene për zhvillimin e mykut.

Irritimi i skalpit

Nëse bakteret janë në gjendje të rrinë në kokë, kjo mund të çojë në infeksione në rrënjët e flokëve tuaj. Kjo do të thotë se mund të përfundoni me gjëndra dhjamore tepër aktive që çojnë në simptoma si zbokth, acarim, kruajtje dhe njolla në kokë.

Infeksione kërpudhore ose bakteriale

“Kërpudhat janë infeksione të zakonshme që mund t’i hasni kur flini me flokë të lagur,” thotë Dr. Engelman. Këto kushte bëjnë që gjëndra e flokëve të ket, duke çuar në acarim, skuqje dhe akne në lëkurën e kokës.

Lexo edhe :  Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në dhjetor

Flokët këputen kollaj

“Kur flokët janë të lagur, janë në gjendjen e tyre më të brishtë,” thotë Katelyn Ellsworth, menaxhere e një salloni bukurie. Të shkuarit në shtrat me flokë të lagur është një nga gjërat më të këqija, veçanërisht nëse flokët janë të prirur për t’u dëmtuar.

Mund të dëmtoni extensions (flokët e shtuar)

Pavarësisht nëse i keni shtuar flokët me kapëse, ngjitëse ose i keni qepur, ju keni hedhur para për t’i zgjatur ato. Një shkak i dëmtimit të këtyre flokëve të shtuar mund të jetë ngatërrimi me flokët origjinalë të lagur. Shkëputja apo krehja pastaj mund të jenë torturuese./E.Ç

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV