Kthjellime dhe vranësira në të gjithë vendin, si parashikohet moti për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në orët e mesditës vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet me diell do të jenë në zonat veriore dhe qendrore ndërsa Jugu i Shqipërisë do të paraqitet me vranësira dhe shira të dobët e lokalë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të kemi largim gradulal të shirave duke i zhvendosur vetëm në zonat Juglindore. Gjatë natës kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Do të ketë përmirësim të dukshme të kushteve të motit në republikën e Kosovës ku priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Por orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave të lehta nëpër të gjithë vendin, megjithatë nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë MV ndërsa orët e pasdites do të sjellin vranësira në pjesën më të madhe të MV, më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugperëndimore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 30°C.

Lexo edhe :  Si u organizua vrasja e Liridonës? Eksperti i sigurisë zbardh detajet: Tre burra...

Europa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare në Juglindje të kontinentit do të diktojë kushtet atmosferike në brigjet e detit Egje duke bërë që rrebeshet e shiut dhe mini-stuhitë e forta të erës të jenë dominante. Po ashtu, Europa Veriore si edhe rajoni i Balltikut do të perfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare./kb

Të fundit

Shqiptarja e parë që fitoi çmimin/ Sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit për Nënë Terezën

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979,...

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

Lajme të tjera

Web TV