Mario Balotelli i vetëofrohet kuqezinjve: “Jam gati nëse Milani ka nevojë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mario Balotelli di gjithnjë si të fitojë vëmendjen dhe së fundmi e bën këtë duke iu vetëofruar Milanit. Sulmuesi që është pjesë e Adana Demirspor, shprehet se është gati të rikthehet te kuqezinjtë nëse ata kanë nevojë për një zëvendësues të Olivier Giroud.

“Problemi që ka Milani është se nëse Leao nuk është mirë, atëherë edhe skuadra nuk është mirë. Milani është shumë i varur nga Leao. Zëvendësuesi i Giroud? Nëse Milani ka nevojë, atëherë unë jam gati. San Siro nuk është një stadium i zakonshëm dhe jo të gjithë ia dalin nën atë presion. Përveç lojtarëve të fortë dhe me cilësi, drejtuesit duhet të mendojnë të ofrojnë edhe lojtarë me shumë personalitet”, tha Balotelli.

Ndër të tjera, ish-sulmuesi i kombëtares komentoi edhe mbi Juventusin, duke theksuar se i vjen keq për momentin e vështirë që po kalon klubi bardhezi.

“Ta shohësh Juventusin në vështirësi të vjen keq. Szczesny gaboi ndaj Sassuolos, por nuk është për t’u masakruar. Vlahovic është shumë i fortë dhe ka nuhatje për golin, nuk bën dot më shumë sepse skuadra nuk e furnizon. Shumë nga ata që luajnë në Serie A, në fakt nuk janë për Serie A. Por, e sigurt është se Vlahovic është një lojtar për Juventusin. Të vetmit lojtarë që do të bënin ndryshimin te Juventus në këtë moment do të ishin Ronaldon me Messin”, u shpreh Vlahovic.

Të fundit

Shqiptarja e parë që fitoi çmimin/ Sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit për Nënë Terezën

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979,...

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

Lajme të tjera

Web TV