Pas disfatës në Kukës, flet për herë të parë Sali Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për disfatën në Kukës, duke vijuar me avazin e vjetër. Në një emision televiziv ai tha se PS prej një jave ka shpërndarë shumë të mëdha parash.

Ai pranoi se Edi Rama do të qëndrojë në pushtet për një kohë shumë të gjatë nëse shqiptarët nuk e largojnë, por nuk mori asnjë përgjegjësi për veten.

“Kanë shpërndarë thasë me para një javë rresht. Dy mënyra ka, njëra është blerja e votës dhe marrin kartën që të mos votosh, mënyra e dytë të blen votën. Me Ramën unë garantoj çdo shqiptar që nuk do ketë zgjedhje.

Shkodrën e fituam në 6 mars sepse Bajrët në 6 mars ishin në burg. Ky i liroi nga burgu. Safet Bajri ishte në burg me Tahirin, i nxori ai të gjithë dhe ata vunë Shkodrën në terror, bashkë me Pëllumb Gjokën. Enver Bajri me 6 makina të blinduara kalon nga një qendër votimi te tjetra. Do i shfaqim, kemi filmime. Opozita në 14 maj votoi 600 mijë kundër kësaj qeverie. Rama vetëm me zarfin prej 50 mijë lekësh dërguar 600 mijë pensionistëve, blerje publike votash.

Bashkë me rritjen e rrogave ai preku mbi 800 mijë votues. Partia e Tom Doshit u rrit 240 % nga 2021 deri tani. Nëse ne nuk largojmë Ramën, të garantoj që edhe në 2045 ai po të jetë gjallë, në pushtet do të jetë”, është shprehur Berisha./e.t

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV