PD pësoi disfatë në Kukës/ Biberaj: Sa të jetë Berisha do të shkojmë nga humbja në humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Aleksandër Biberaj, në një intervistë televizive ka folur në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që u mbajtën më 24 shtator dhe përfundoi me fitoren e Partisë Socialiste.

Për Biberajn, fakti që mazhoranca ka fituar me dyfishin e votave në bashkinë e Kukësit, tregon që në fakt elektorati i djathtë i ka bojkotuar zgjedhjet.

Për këtë situatë ai fajëson opozitën, e cila sipas tij, nëse vijon të mbetet e përçarë.

“Ajo që ndodhi në Kukës është e tmerrshme. Një opozitë copë copë që është gllabëruar. Natyrisht që qeveria e Ramës është e inkriminuar, por ky rezultat nuk justifikon asnjë qëndrim të opozitës.

E di çfarë do të thotë të dalë Kukësi dyfish vota për PS-së.

Sa të jetë Sali Berisha në drejtimin e Partisë Demokratike, Bardhi në një fraksion, do të shkojmë nga humbja në humbje.

Ata votojnë për atë që kanë votuar, pasi nuk kanë alternativë.

Ne kemi nevojë për kandidatë që rri dhe jeton në Kukës.

Ne po e vuajmë mungesën e opozitës prej vitesh”, tha Biberaj./  S.M

Të fundit

Arsenal shkatërron Lensin në “Emirates”, francezët të pafuqishëm përballë “Topçinjve”

Arsenali fiton me rezultat tenistik 6-0 ndaj Lensit në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve në...

Champions League/ Napoli i pafuqishëm ndaj Real Madrid, Inter “ringjallet” ndaj Benficas

Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 0-3. Zikaltërit reaguan në fraksionin...

Pengesa e Elon Musk për të qenë lider botëror, vetvetja

Nga BRIAN FUNG, CNN – Elon Musk është kthyer në një lojtar gjithnjë e më të rëndësishëm në çështjet globale. Themeluesi i SpaceX ka qenë...

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit

Djali i themeluesit të Hamasit bën thirrje për vrasjen e liderëve të grupit, përfshirë babanë e tij Në një video prej më shumë se...

Kryevepra që u kthye në meme

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës. “Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”,...

Lajme të tjera

Web TV