Planeti në rrezik, akulli në Antarktidë arrin në nivelet më të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akulli që rrethon Antarktidën është në nivelet më të ulëta. Të dhënat tregojnë se, aktualisht, shtresa e akullit që rrethon kontinentin më jugor të planetit është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, sipas The Guardian.

Kjo është e fundit në një varg rekordesh për akullin e detit të kontinentit, pasi shkencëtarët kanë frikë se ngrohja globale mund ta kishte zhvendosur rajonin në një epokë të re të zhdukjes së akullit me pasoja të mëdha për klimën dhe nivelet e detit në botë.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në uljen e nivelit të akullit të detit këtë vit,  por studimi i tendencave në Antarktidë ka qenë historikisht sfidues.

Në një vit kur disa rekorde globale të nxehtësisë dhe temperaturës së oqeanit janë thyer, disa shkencëtarë këmbëngulin se ulja e nivelit të akullit në det është fenomeni që duhet t’i kushtohet urgjentisht vëmendje./I.S

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV