Sulmi në veri të Kosovës, kryediplomatja gjermane thirrje Serbisë:Të heqë dorë nga dhuna!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, kërkoi nga Serbia që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Përmes një postimi në X, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkroi ajo në X, që më herët njihej si Twitter.

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./e.t

Lexo edhe :  Përshkoi 260 km nga Prishtina për 111-vjetorin e Pavarësisë, Erzen Zyberaj merr medalje

Të fundit

Ndryshimi i klimës, rrezik dhe kosto e lartë për infrastrukturën

Ndryshimet klimatike po bëhen më shqetësuese vitet e fundit në vendin tonë duke sjell dhe një rritje të kostove...

Festat shkaktojnë trafik të rënduar në Tiranë, shqetësim për drejtuesit

Edhe pse ditë feste dhe pushimi zyrtar, trafiku në Tiranë është kthyer në shqetësimin e drejtuesve të automjeteve. Paraditen e së mërkurës në shumë rrugë...

U bllokuan në një tunel në Indi për 17 ditë/ Ja si arritën të mbijetojnë 41 punëtorët

Edhe pse në spital, punëtorët indianë që mbetën të bllokuar për 17 ditë në një tunel janë tashmë të sigurt dhe të lumtur. Ata...

A jeni në listë? 3 shenjat e zodiakut që do të kthehen te ish-partnerët në vitin 2024

Ne ndërmarrim vetëm pak ditë para ndryshimit të kohës dhe siç tregojnë yjet, janë tre shenja të zodiakut që në dashuri do të bëjnë...

Pneumonia misterioze, Kina rikthen maskat/ Europa merr masa të rrepta

Autoritetet shëndetësore të Europës janë vënë në gatishmëri të lartë pas miratimit të masave të rrepta në Kinë, këtë herë për të kontrolluar një...

Lajme të tjera

Web TV