Tre vende vakante për prokuror te SPAK, KLP i hap rrugë garës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka hapur rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Para disa ditësh Këshilli miratoi rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Z.Alfred Balla dhe me anëtarë z.Bujar Sheshi dhe znj.Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës.

Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse miratohet propozimi, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20, duke plotësuar kështu edhe numrin e vakancave të këtij institucioni./  S.M

Të fundit

Adele hap shpirtin: Unë vuaj nga depresioni

Këngëtarja e famshme britanike Adele në një intervistë për Hollywood Reporter ka pranuar se vuan nga depresioni. Këngëtarja, e cila...

Saranda në listën e destinacioneve për Krishtlindje, lë pas Londrën dhe Pragën

Bazuar në mbi 600,000 votat e udhëtarëve nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane (EBD) ka zbuluar listën...

Valbona Selimllari kundër Xhemi Shehut: Është tallje ajo që bëjnë në Portokalli

Imitimin e Valbona Selimllarit nga Xhemi Shehu në “Portokalli”, duket se Valbona nuk e ka pritur aspak mirë. E ftuar në emisionin “DWTS Fan Club”,...

Ja cilët ishin popujt më të lumtur të Bashkimit Europian për 2023

Teksa mbyllet ky vit janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më...

Ronela Hajati flet për përvojën në Eurovision: Më lanë në mes të 4 rrugëve

Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe u shpreh se pavarësisht dëshirës së...

Lajme të tjera

Web TV